Obama sulmon Donald Trump: Presidenca nuk është “reality show”

0
122

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shfryrë kundër kandidatit që synon të jetë pasardhësi i tij, Donald Trump.   “Presidenca nuk është një “reality show”. Besoj se deklaratat që ai ka bërë në të kaluarën duhen marrë seriozisht”, ka deklaruar Obama.    Shefi në ikje i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur shqetësimin e tij për termin “cirk”, të përdorur nga Trump e të pasqyruar në media, duke theksuar se, “nuk është diçka që mund t’i lejojmë vetes”.    Obama ka theksuar se, “deklaratat e Trump duhen marrë seriozisht për faktin se amerikanët duhet të informohen në mënyrë efikase”.    “Ekziston një ndasi e qartë në kampin republikan. Do të jenë zgjedhësit ata që do të vendosin nëse Donald Trump do të flasë për ta apo do të përfaqësojë vlerat e tyre”, ka thënë Obama.    Presidenti ka folur edhe për situatën ekonomike europiane dhe atë amerikane, duke nënvizuar se, rritja e Bashkimit Evropian nuk është mjaftueshëm e shpejtë.    Sa i takon Amerikës, “ajo duhet të rrisë rrogën minimale dhe të rishikojë sistemin e taksave për të mbushur boshllëqet ekzistuese”, ka thënë ai.    Në fund, Obama ka prekur edhe skandalin e njohur si “Panama Papers”, duke përmendur këtu hapat që do të ndërmarrë Departamenti i Thesarit për të frenuar evazionin fiskal dhe shmangien e taksave.    Ai e ka vënë theksin edhe tek nevoja që bankat të identifikojnë krerët e vërtetë të kompanive që shërbejnë si fasadë për evazorët në parajsat fiskale. “Kongresi duhet të përfundojë punën e nisur”, ka thënë më tej presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here