AKU jep alarmin në tregun e Rrogozhinës: Kafshët theren jashtë çdo standardi

AKU ka zhvilluar një aksion në tregun e Rrogozhinës, ku ka sekuestruar një sërë produktesh, që tregtoheshin jashtë çdo lloj standardi.   “Bllokohen 77 kg mish, 5 kg sallam, kofsha pule 13 kg etj, një sasi qoftesh e vezësh. Kafshët theren jashtë çdo standardi, pa thertore e pike te miratuar therjeje”, bën të ditur AKU.   Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur më herët Bashkinë Rrogozhinë për këtë treg.   “Bashkia u gjobit një muaj përpara me 300.000 lekë gjobë nga AKU për këtë treg dhe u paralajmërua më pas zyrtarisht nga AKU e Tiranës për marrje masash”.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko