Dhoma Amerikane ankohet sërish për taksat vendore

0
160

Këshilli i Investimeve: Barra e skanimit në dogana largon tranzitimin, avantazhi që sjell pozita gjeografike e vendit në raport me vendet e tjera të rajonit nuk po shfrytëzohet si duhet

 

Bizneset kërkojnë që të niset dialogu me Bashkinë për çështjen e taksave vendore. Artan Bozo, kreu i Komitetit të Taksave dhe Ligjeve në AmCham ka kërkuar që biznesi të asistojë në hartimin e ligjeve.

“ Kërkojmë që të nisim dialogun me Bashkinë për këto çështje:
1. Dokumentet qe kërkohen për regjistrimin e një biznesi te ri
2. Dokumentet qe kërkohen për te paraqitur një kërkese/ankese
3. Tarifa e pastrimit te përcaktohet sipas llojit te aktivitetit. Për këtë te përdoret kategorizimi i bizneseve sipas aktivitetit ekonomik qe ato kryejnë sipas kategorizimit qe përdorin edhe organet tatimore
4. Interpretimi ne lidhje me tabelat qe tregojnë llojin e shërbimit te ofruar, tabelat qe shërbejnë për te treguar vendndodhjen e një subjekti
5. Çështja e NIPT sekondar. Përfaqësuesit tatimor, subjektet në likuidim e sipër, subjektet ne status pasiv ose te pezulluar
6. Tarifa për infrastrukturën arsimore paguhet për çdo njësi (NIPT sekondar)
7. Konsultimi paraprak me grupet e interesit për nivelin e taksave, procedurat, problematikat.

Biznesi duhet të asistojë në hartimin e ligjeve”- tha Bozo.

Këtë deklaratë ai e dha në Forumin e Biznesit, të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, me Bashkinë e Tiranës me temën “Ndryshimet ne tarifat dhe taksat vendore, impakti i tyre në biznes”.
Në forum, u bë e ditur se sa i përket tabelave, Bashkia ka përcaktuar që deri në 2 m2 të jetë me tarifë zero. Përfaqësuesit e Bashkisë deklaruan se 4 m2 është e mjaftueshme për informim, mbi këtë masë është jashtë logjike.

 

Doganat

 

Këshilli i Investimeve ka përgatitur një raport teknik për incentivat për nxitjen e investimeve, “Shqipëria përballë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ku krahason përparësitë konkurruese të Shqipërisë. Sipas raportit, ndër argumentet më të fortë të Shqipërisë sot në tërheqjen e investime të huaja, përmenden pa diskutim pozita e favorshme gjeografike, e cila paraqet potencial të lartë për zhvillim të investimeve në vend,kryesisht atyre me natyrë rajonale. Portet detare konsiderohen si një avantazh i rëndësishëm në lidhje me vendet e tjera të rajonit, sa i përket mundësisë së lidhjes me tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, raporti thekson se edhe avantazhi që sjell pozita gjeografike e vendit në raport me vendet e tjera të rajonit nuk po shfrytëzohet si duhet, ku problematike vlerësohet barra e shquar nga skanimi në dogana.

“Pavarësisht kostove më të ulëta të shërbimit, kapacitetet e përpunimit në infrastrukturën portuale në vend mbeten sërish të kufizuara si rezultat i thellësisë së ulët dhe i pamundësisë kësisoj për të ofruar shërbime përpunimi për anije të tonazhit të lartë. Nga ana tjetër, bizneset operuese në fushën e transportit nënvizojnë nevojën për investime të qëndrueshme në infrastrukturën portuale dhe respektim të kontratave konçesionare. Gjithashtu evidentohen problematika sa i përket kohës së përpunimit ,aspekteve proceduriale dhe burokratike, të cilat vonojnë ne qarkullimin e lirë të mallrave. Sistemet e inteligjencës për kontroll risku në autoritetet doganore,duhet të funksionojnë për të mos krijuar pengesa dhe vonesa të paarsyeshme në transportin e mallrave. Sikurse është evidentuar edhe më herët nga Sekretariati, komisionet për skanimin e mallrave prej 22 Eur/deklaratë doganore kanë sjellë një rritje të kostove për bizneset duke konsideruar rrugë të tjera transporti për bizneset e rajonit, të cilat kalojnë tranzit mallrat e tyre nëpërmjet Shqipërisë”, thuhet në raport.

Objekti i analizës në këtë Dokument ishte edhe evidentimi i politikave të incentivave për investime në Shqipëri, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, sjellja e këndvështrimit të investitorëve mbi këto politika, por edhe shqetësimet konkrete të tyre mbi klimën e të bërit biznes në vend.

Në lidhje me ngarkesën totale të taksave për biznesin, Shqipëria duket më pak atraktive në krahasim me vendet e tjera të rajonit, duke qënë se renditet vetëm pas Serbisë për shkallën më të lartë të tatimit mbi fitimin, tatimit në burim dhe kontributit social të punëdhënësit. Të dhënat konfirmohen edhe nga Banka Botërore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here