Të fshehtat e takimit Donald Lu dhe Eduard Selami?!

0
148

Një ditë pas fjalimit që pritet të mbajë në komisionin e reformës në drejtësi, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, është takuar për rreth 1 orë me deputetin demokrat Eduart Selami.

Të ulur në një bar jo shumë të dukshëm të kryeqytetit, Lu dhe Selami duket të kenë prekur temat e nxehta të debatit politik në Shqiperi, ku pa dyshim reforma në drejtësi zë vendin kryesor, raporton Opinon.

Ambasadori amerikan mendohet se do të jetë prezent dhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, ndërsa deputeti demokrat Selami edhe më parë është takuar me të për çështjen e reformës.

Pavarësisht qëndrimeve kritike që Selami ka mbajtur në disa nga mbledhjet e grupit parlamentar të PD, ku dhe ka kërkuar qëndrim më të qartë të lidershipit për çështjen e reformës, ai ishte pjesë e delegacionit zyrtar që i kryesuar nga Lulzim Basha vizitoi Washingtonin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here