“Çështja Paplekaj”, lirohen dy ish-zv/drejtorët Nushi dhe Palla. Gjykata zbut masën në “detyrim paraqitjeje”

0
108

Gjykata e Apelit në Durrës ka zbutur masën e sigurisë për ish-zv/drejtorin e Policisë Elbasan, Albert Nushi.

Nga qëndrimi në “Arrest shtëpie”, gjyqtari Markelian Koça ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj Nushit.

Të njëjtën masë ka vendosur gjykata edhe për ish-zv/drejtorin tjetër të policisë Elbasan, Nikollaq Palla, të cilit i ndryshoi Arrestin në shtepi.

Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, akuzohen dhe janë marë të pandehur nga prokuroria e Elbasanit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Deklarimit të rremë para oficerit”.

Sipas pamjeve filmike të sekuestruara nëngjarjen e 21 Prillit 2021 në Elbasan, Nushi dhe Niko Palla kanë qenë në vendngjarje dhe janë fshehur së bashku dyerve të makinës “Range Rover”, duke mos kryer asnjë veprim për parandalimin e përdorimit të armëve në ngjarjen e  Arbër Paplekajt kanë sjellë një çoroditje të punonjësve të policisë, ku disa largohen me vrap dhe disa të tjerë fshihen pas dyerve të makinës së zëvendësdrejtorëve.

Ndërkohë që nuk bëjnë asgjë për të parandaluar ngjarjen, por edhe për të arrestuar personat e përfshirë në krim.

Punonjësit e policisë, përfshirë dhe dy zëvendësdrejtorët ditën e ngjarjes kanë dhënë dëshmi kontradiktore, të paktën në raport me atë që kanë filmuar kamerat e sigurisë, ndaj dhe prokuroria e ka parë të arsyeshme të kërkojë fillimisht masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për dy zv/drejtorat dhe pezullimin e 6 punonjësve të policisë përfshirë dhe Denion Durrakun që ishte përgjegjës i grupit “Shqiponja”.

Në 21 prill 2021, në Elbasan mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani (Pipi) dhe u plagosën 4 persona të tjerë  Eltjon Bodinaku, punonjësja e policisë Xhensila Sota, dhe dy anëtarët e grupit të mbrojtjes së votës, Emiljano Prenga dhe Pavlo Vuksani.

Përplasja me armë erdhi si rezultat i konfliktit për parandalimin e blerjes së votave në Elbasan, mes dy grupimeve të forcave politike PS dhe PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here