Rolling Stones nuk lejon të përdoren këngët e tyre në fushatën e Donald Trump

0
129

Grupi legjendar britanik i rokut ”Rolling Stone” ka shfaqur, pas disa muzikantëve të tjerë, refuzimin që kandidati për presidencialet amerikane në kampin republikan, Donald Trump, të mund të përdorë këngët e tyre në fushatën e tij elektorale.

“Rolling Stone’ nuk kanë autorizuar në fushatën e Donald Trump përdorimin e këngëve të tyre, duke kërkuar ndërprerje të menjëhershme”, bëri të ditur një deklaratë e grupit.

Trump përdor kryesisht në takimet elektorale këngët “You Can’t Always Get What You Want” dhe “Start Me Up”.

Disa muzikantë të tjerë kanë shfaqur ankesë për përdorim të paautorizuar nga ana e miliarderit të këngëve të tyre duke kërkuar që të mos bëhet një rast i përsëritur, veçanërisht Neil Young, R.E.M dhe Adele, ndërsa shtëpia diskografike “Everlast” kërkoi muajin e kaluar pezullimin e përdorimit të këngës “Jump Around”, të ish-grupit të rrepit “House of Pain”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here