Ja çfarë librash lexonte Bin Laden

0
170

Në 2 maj të vitit 2011, gjatë një operacioni special, forcat amerikane vranë Osama bin Laden, në vendstrehimin e tij në Pakistan. Në atë kohë, në vendin ku jetonte kreu i Al Kaedës u gjetën shumë sende personale të tij, mes të cilave edhe shumë libra dhe kaseta video.

Pesë vjet pas vrasjes të ideatorit të sulmeve të 11 shtatorit 2001, del në dritë biblioteka e tij.

Në raftin e tij janë gjetur 39 libra, mes të cilave edhe dy libra të Noam Chomsky-t, librin që tregon historinë e 11 shtatorit “Pearl Harbor-i i ri” dhe një artikull ku flitej për lidhjet e sulmit terrorist me iluminatin.

Përveç teksteve në anglisht, CIA gjeti edhe dokumente që flisnin për ekonominë dhe sistemin social në Francë.

“Një guidë e shpejtë për të kuptuar islamin” – I. A. Ibrahim

“Gafat strategjike të Amerikës” – Willard Matthias

“Lufta e Amerikës kundër terrorizmit” – Michel Chossudovsky

“A Kaeda dhe strategjitë e medias online: Nga Abu Reuter te Irhabi 007” – Hanna Rogan

“Demokracia më e mirë që mund të blihet me para” – Greg Palast

“Armiku më i mirë që mund të blihet me para” – Anthony Sutton

“Votimi dhe cenimi i votës në shekullin XXI” – Bev Harris

“Iluminati dhe linjat e gjakut” – Fritz Springmeier

“Një vështrim mbi ambiciet nukleare të Iranit” – Henry Sokolski dhe Patrick Clawson

“Krishterimi dhe islami në Spanjë në vitet 756-1031” – C. R. Haines

“Të kalosh Rubikonin” – Michael Ruppert

“Hegjemoni apo mbijetesë, dëshira e Amerikës për dominimin global” – Noam Chomsky

“Vrasja e shpresës: Ndërhyrjet e Ushtrisë Amerikane dhe CIA-s që nga Lufta e Dytë Botërore” – William Blum

“Iluzione të nevojshme: Kontrolli i mendimit në shoqëritë demokratike” – Noam Chomsky

“Religjionet e reja politike ose një analizë e terrorizmit modern” – Barry Cooper

“Luftërat e Obamës” – Bob Woodward

“Shkëlqimi dhe rënia e Fuqive të Mëdha” – Paul Kennedy

“Sekretet e rezervave federale” – Eustace Mullins

“SHBA dhe Vietnami 1787-1941” – Robert Hopkins Miller

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here