Berat/ Arrestohen tre persona, falsifikonin kartmonedha 50 dhe 100 euroshe për t’i hedhur në treg

0
174

Policia e Beratit ka arrestuar 3 persona, me akuzën e falsifikim të kartmonedhave 50 dhe 100 euro dhe më pas i hidhnin në treg. Në kuadër të operacionit “Money”, policia arrestoi Ilir Zere 46 vjeç, Brikenn Gëri 29 vjeç dhe Bledar Zogani 40 vjeç, të tre banues nga Berati.  Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 11,000 euro të dyshuara të falsifikuara.   “Mbi bazën e një hetimi disa mujor rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin aktivitetin kriminal të falsifikimit të monedhës euro prerje 50 (pesëdhjetëshe) dhe 100 (një qindëshe), të cilat i tregtonin në tregun vendas me vlerën 100 euro e barabartë me 30.000 (tridhjetëmijë) lekë të vjetra. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 11,000 euro të dyshuara të falsifikuara”, sqaron policia.   Në banesën e shtetasit Ilir Zere, u gjetën dhe sekuestruan:   • 5 thika antike të dyshuar të trafikuara, • 1 pushkë sportive pneumatike. • 4 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat – për veprat penale “Falsifikim i monedhave”, “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në ngarkim të shtetasit Ilir Zere, – për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Prodhimi dhe shitja e bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit Briken Gëri, – dhe për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, në ngarkim të shtetasit Bledar Zogani, parashikuar nga nenet 183/2, 284, 283, 138/a, 280 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here