Qeveria kërkon borxh paratë e sigurimeve qëndetësore/ Ja vendimi surprizë i marrë në 20 prill

0
136

Nëpërmjet një vendimi të datës 20 Prill 2016; Këshilli i Ministrave ka ndryshuar statutin e këtij Fondi, duke shtuar një nen ku i jepet e drejta Drejtorit të Përgjithshëm, (me miratimin e Këshillit Administrativ), të investojë këto para në letra me vlerë të qeverisë, deri në lekun e fundit. Kriza financiare ka detyruar Qeverinë të kërkojë edhe paratë e sigurimeve shëndetësore, që janë pagesa të qytetarëve për efekt të kujdesit të garantuar shëndetësor.

Përveç parave që shpenzohen nga Drejtoria Fondit të Sigurimit Shëndetësor, ky institucion ka edhe fondin e vet rezervë.

Ky fond vjen nga diferenca e të ardhurave me shpenzimet, pra krijohet nëse qytetarët kanë paguar më shumë lekë se sa kanë marrë shërbime.

Sipas statutit të Fondit, këto para mund të përdoren për disbalancimin e mundshëm të buxhetit gjatë vitit dhe për përballimin e fatkeqësive natyrore. Në të dyja këto raste, përdoret për interesin e qytetarëve.

Por Qeveria ka marrë disa ditë më parë një vendim të çuditshëm: të përdorë paratë e Fondit për të rregulluar buxhetin e vet.

Me fjalë të tjera, këto fonde rezervë nuk do të përdoren më për interesin publik, por duket se do shërbejnë si fonde të cilat qeveria do i kapë si borxh nëpërmjet skemës së letrave me vlerë.hashtag

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here