Greqi, shkatërrohet banda e prostitucionit me dhjetra vajza shqiptare

0
193

Policia greke është ka shkatërruar një rrjet të strukturuar kriminal që merrej me prostitucionin VIP, duke përdorur si maskim modelimin.

Mes tyre veproni me dhjetëra femra nga Shqipëria, të cilat rezultojnë të kontraktuara nga ky grup, që siguronte takime speciale me klientë të rëndësishëm.

Falë një operacioni të madh u kapën 17 anëtarë të bandës, duke përfshirë liderin. Policia konfiskoi 11 makina, 16 kompjuterë, 142 telefona celular dhe 3.240 euro.

Organizata kishte hapur pesë zyrat erotike për takime, dy prej të cilave veprojnë në Athinë dhe të tjerat në Selanik, Francë dhe Gjermani. Sipas “Huffingtonpost.gr”,  në total 30 femra mendohet se bënin pjesë në këtë rrjet, ku më parë ishin regjistruar në dhjetra faqe rozë.

Katër nga të pandehurit mund të gjenin gra në vende si Sllovenia, Rusia, Shqipëria, etj. Rrjeti kishte 25 shoferë për transportin e grave në hotele dhe rezidenca. Shpërblimi i tyre në Greqi fillonte nga 100 euro në orë, ndërsa në Francë dhe Gjermani nga 150 deri në 200 euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here