10 minuta për të fituar virgjërinë!

0
156

Kërkojnë të jenë sërish të virgjëra dhe kjo sepse ndihen të detyruara. Edhe pse jetojmë në kohëra moderne duket se mentaliteti i shqiptarëve nuk ka ndryshuar shumë, madje vazhdon të jetë i qartë në drejtim të faktit se vajza para se të martohet duhet të jetë “e paprekur”.

“Nuk do të thotë se janë vetëm vajzat e zonave rurale që e kërkojnë të jenë sërish të virgjëra duke rindërtuar himenin, por edhe vajzat që jetojnë në qytetet e mëdha. Dhe nuk do të thotë se janë vetëm emigrantët, sepse ata emigrantë janë shqiptarë dhe shqiptarë si puna e tyre ka plot”, pohon Rubena Moisiu, duke shtuar se virgjëria akoma konsiderohet në Shqipëri si një vlerë. Por fatkeqësisht duhet pranuar se bashkë me këtë, ka gjithmonë e më shumë kërkesa për riformimin e himenit përpara marrëdhënieve seksuale. Të ndodhur në këto rrethana, gjinekologët theksojnë se janë meshkujt që i kërkojnë medoemos femrat e virgjëra, ndaj dhe ato janë të detyruara t’iu drejtohen mjekëve.Për sa i takon kësaj ndërhyrjeje doktoreshë Rubena Moisiu shpjegon se nuk do operacion, por mund të bëhet në kushte ambulatore, qoftë në spital, qoftë në ambulancë, sepse është një ndërhyrje që zgjat deri në 10 minuta. Në pjesën më të madhe të rasteve nuk shënohet si statistikë në regjistrat e mjekëve, sepse është ndërhyrje private dhe duan të mbetet sa më e fshehtë. Thjesht e shënojnë si një vizitë gjinekologjike që u krye. Ndërsa për sa i takon arsyeve se përse femrat shkojnë drejt kësaj rruge, doktoresha shpjegon se shoqëria shqiptare është maskiliste. “Mendoj se kjo ka të bëjë ende me mentalitetin e vjetër të shqiptarëve që, kur martohej nusja, e gjithë lagjja duhej të shikonte çarçafin e gjakosur e jo vetëm burri dhe familja e saj. Pra, është problem i komunitetit, sepse duket sikur të gjithë po i vendosin në lojë për shkak se ato e kanë kryer kontaktin e parë dhe, në fund të fundit, meshkujt duan të tregohen si të fortë, por për mua janë më të dobëtit”, pohon Moisiu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here