50 vepra artistike “EmigratiON-OFF”, konkurojnë 20 artistë të rinj

0
207

galeria fab

 

ASA Art Stilim Arkitekturë sjell edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Arteve

 

Një problematikë mjaft aktuale dhe shqetësuese për shume vende në Evropën Lindore, tematikë mjaft e nxehtë edhe për vendet e perëndimit, prezantohet si tema me të cilën do t konkurojnë aritëstë e rinj  në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve. Shpërngulja e popullsisë drejt vendeve të ndryshme për një jetë më të mirë vjen prej 20 artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova, në edicionin e 5 të këtij festivali të organizuar nga Qendra Kulturore ASA (Arte Stilim Arkitekturë). “EmigratiON-off” është tema e vendosur për këtë vit për konkursin që është hapur aktualisht, veprat e krijuara në këtë koloni së bashku me veprat e dorëzuara për konkursin do të bëhen pjesë e ekspozitës së Festivalit që zhvillohet në 1 Maj. Artistët e rinj për tre ditë intensive kanë realizuar afërsisht 50 vepra artistike, piktura, skulptura, veshje dhe makete arkitekture, të gjitha punimet janë realizuar me tematikën e emigracionit. Artistët u bënë pjesë e një kolonie arti, ku duke krijuar 50 vepra arti ata janë pjesë e konkurimit duke përcjellë emocionet të ndryshme mbi tekmatikën e emigracionit. Në këtë festival kanë aplikuar më shumë se 300 krijues nga 60 vende të botës ndër të cilët piktorë, skulptorë stilist dhe arkitektë të rinj. Deri tani janë dorëzuar më shume se 600 vepra dhe nga këta do të përzgjidhen 100-120 artist dhe do të ekspozohen afro 150 punime”, – tregon Olger’t Rakipllari, president dhe  organizator i Qëndrës Kulturore ASA. Të gjithë të apasionuar pas artit dhe me shumë dëshira për të ekspozuar të rinjtë do ti prezantohen publikut në mbrëmjen festive të ASA, ku nuk do të mungojnë çmimet dhe suprizat. Emrat e pjesmarrësve ne Kolonia e ASA-ve: Agnesa Muharremi, Arsim Zabelaj, Besiana Kryeziu Bukurie Ozuni, Emanuel Karaçi, Eduart Karaj, Ersila Rakipllari, Genta Bozhiqi, Griselda Meço, Ina Çela, Lilo Shehu, Lori Hoxha, Katerina Zoto, Kolë Nikja, Manjola Sina, Olger’t Rakipllari, Ruzmira Beqiraj Bejaj Rema Shabani Sadri Morina, Visar Sylaj

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here