Amerikanët nuk dinë të ngasin makinë me marshe (Video)

0
172

 

Ndoshta jo të gjithë e dinë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesa më e madhe e makinave janë me transmision(marshe) automatik, pra nuk kanë freksion.   Kjo është edhe një nga arsyet që në SHBA leja e drejtimit mund të merret që në moshën 16-vjeçare, për shkak se automjetet nuk kanë aq shumë vështirësi për t’u drejtuar për faktin se janë automatike.   ‘Business Insider’ ka publikuar një video, që u tregon qytetarëve amerikanë se si është të ngasësh një makinë me marshe manuale. Dhe për këtë, instruktori ka zgjedhur një makinë Jaguar 80 mijë Dollarëshe.   “Popullariteti i transmisionit manual në SHBA është në rënie dhe shoferët preferojnë komoditetin e makinës automatike. Megjithatë, marshet janë ende një aftësi e admirueshme. Ne kemi kërkuar nga Matthew Debord që të na mësojë si është të ngasësh një makinë me marshe, një Jaguar F-Type 80 mijë Dollarëshe”, shkruan ‘Business Insider’ në artikullin e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here