Sukses i vërtetë, Japonia së shpejti me trena nënujorë

0
142
Ky tren do të jetë i pari në botë i cili do të udhëtojë tashmë jo në tokë, por nën ujë. Po, po, besojeni, nën ujë. Trenat e krijuar nga ana e Japonisë kanë qenë një sukses i vërtetë që kur u prezantuan për herë të parë në vitin 1964.

Njerëzit i marrin ato në të gjithë vendin për të shkuar dhe dalë nga puna ose për të shkuar në shtëpi, por edhe për të shkuar në destinacione të tjera sidoqoftë. Një nga vendet më të fundit drejt ndërtimit të një treni që do e lakmonin të gjithë është India.

Ku qëndron risia e tyre? Ata nuk po bëjnë një tren të zakonshëm, por një tren i cili do të kalojë më gjithë pasagjerët e tij nën ujë. Ky projekt po i kushton vendit një mal me para por fatmirësisht Japonia ka marrë përsipër financimin me rreth 81%.

Ky tren do të ketë shpejtësi maksimale 350 km/orë dhe do të shkojë nga Mumbai drejt Ahmedabad. Kjo do të thotë që do ta shkurtojë gjatësinë e rrugës me rreth dy orë, shkruan opinion.al. Biletat mendohen që do të kenë një çmim disi të lartë, por me pamje përrallore nënujore, me siguri do t’ia vlejë. Sa keq që pasagjerët do të duhet të presin 2018, për ta parë të konkretizuar këtë projekt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here