Biblioteka Kombëtare prezanton jurinë shqiptare të Çmimit Strega 2016

0
176

b

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, 23 prillit, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, ka organizuar një sërë aktivitetesh, si një javë e veçantë për të gjithë dashamirësit e librit. Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani dhe Ministrja Mirela Kumbaro kanë   prezantuar jurinë e Çmimit prestigjioz letrar Strega 2016. Sipas drejtoreshës Persida Asllani,  java e veprimtarive që do të zhvillohen në kuadër të 23 Prillit, do të ketë surpriza të këndshme për lexuesit, duke cituar Claudio Magris, ajo tha se: “Janë libri dhe leximi ata që garantojnë më mirë liritë e një demokracie”. Ndërkohë Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës, duke folur për rëndësinë e pjesëmarrjes së një jurie shqiptare në dhënien e një çmimi prestigjioz letrar italian Strega, u shpreh se “tani më jemi përballë një realiteti ndërkulturor, të një komunikimi tashmë historik por edhe të intensifikuar midis dy vendeve. Në këtë bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve sollëm për herë të parë në Tiranë çmimin Strega, jo vetëm si një ngjarje veçantë kulturore, një zë brenda vlerësimit të një çmimi prestigjioz, ku autorë të mëdhenj italianë kanë qenë fitues të tij, si Umberto Eko, etj.”. Kumbaro theksoi “rëndësinë e këtyre iniciativave me vlerë për kulturën e leximit, ku përfituesi kryesor i saj është lexuesi”. Për herë të parë lexuesve shqiptarë, të përbërë nga një mix përkthyesish, botuesish, italianistësh dhe dashamirës së kulturës italiane, do t’u kërkohet të gjykojnë romane italiane”. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si një urim special për të gjithë lexuesit e saj dhe dashamirësit e librit, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, me rastin e kremtimeve botërore të 400-vjetorit të Shakespeare-t si edhe 100-vjetorit të përkthimit brilant të tragjedisë së tij “Otello, Arapi i Venedikut” nga Fan S. Noli, do t’u japë mundësinë lexuesve të shfletojnë online në faqen zyrtare të BKSH editimin e digjituar posaçërisht nga Biblioteka Kombëtare. Në 26 prill, Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bibliotekën Kombëtare, promovon veprën studimore “Historia e Arkitekturёs nё Shqipёri”, me autorë Aleksandër Meksi, Apollon Baçe, Emin Riza, Gjerak Karaiskaj si dhe Pirro Thomo. Pas 36-vjetësh, kjo vepër shkencore, ribotohet e plotësuar me fakte dhe të dhëna të reja shkencore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here