Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdesin dy persona

0
176

makina21 makina5

 

Një aksident rrugor me dy të vdekur ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa një prej mjeteve që përplasi për vdekje një 62-vjeçar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktimat e aksidentit ku u përfshinë 5 automjete janë, 25 vjeçari E.T., banues në  Durrës dhe 62 vjeçari Sh.B., banues në Tiranë.

Rreth orës 22:30, 29-vjeçari Adriatik  Bajraktari, banues në Kamëz (Tiranë), duke drejtuar mjetin Benz me targa AA 301 AG, ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga prapa kamionin tip “Man” me targë (pjesa e parme) TR9530P dhe rimorkio TR0881J, që drejtohet nga dhe 62-vjeçari.

Nga përplasja, është plagosur ky i fundit si dhe 25-vjeçari E.T, banues në Durrës, pasagjer në mjetin tip Benz.

Drejtuesi i kamionit ka zbritur nga automjeti dhe është afruar djet automjetit tip “Benz”, por është goditur nga një tjetër automjet tip Fuoristradë, që më pas është larguar.

Drejtuesi i kamionit si dhe pasagjeri në autoveturën tip Benz janë dërguar në spitalin Rajonal të Durrësit, ka kanë humbur jetën, ndërsa është arrestuar drejtuesi i Benz-it.

Ky i fundit ka deklaruar në polici se në momentin pas përplasjes mes autoveturës që ai drejtonte dhe kamionit, një mjet tip Fuoristradë e zezë, ka kaluar me shpejtësi dhe është përplasur me hekurat anësore të rrugës dhe nuk ka parë që ky mjet të ketë përplasur njeri.

Ndërkaq, në aksident janë përfshirë edhe dy mjete të tjera, të cilat janë dëmtuar, por nuk janë shënuar të lënduar të tjerë.

Konkretisht, mjetet tip Nisan me targë AA 894 FF, me drejtues 28-vjeçarin A.B., banues në Tiranë, ka goditur nga prapa një mjet BMW X5, që ka qenë duke u dhënë ndihmë të aksidentuarve, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ”Largimi nga vendi i aksidentit”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here