Flisni falas me aplikacionin shqiptar “Hello”

0
125

Me mbi 10,000 shkarkime qysh në muajin e parë të lansimit në Android, aplikacioni shqiptar Hello tani është lancuar edhe për iPhone.

Teknologjia gjatë viteve të fundit ka arritur të lidhë miliona njerëz anembanë botës megjithatë në të njëjtën kohë ajo ka vështirësuar procesin e njohjes me njerëz të rinj. Pikërisht këtë problem synon ta zgjidhë aplikacioni shqiptar Hello, që mundëson komunikimin e thjeshtë, të shpejtë dhe me njerëz anembanë botës.

Pas lancimit falas në Android, Hello arriti shumë shpejtë të tejkalojë mbi 10,000 shkarkime prej Brazilit deri në Kosovë e Shqipëri, duke lidhur njerëz që nuk njohin njëri-tjetrin dhe të cilët mund të komunikojnë mes tyre për dy minuta.

Lancimi i aplikacioni në iOS përfshin mes tjerash edhe disa veçori të reja si kushtet e përdorimit që qartësojnë më shumë procesin e realizimit të komunikimit, anonimitetin në thirrje, mbrojtjen e privatësisë, user-id të rëndomtë, raportimi i keqpërdorimeve, etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here