Avokati i Popullit: Varfëria në Shqipëria ka ardhur duke u përkeqësuar

0
133

Gjatë raportimit vjetor në komisionin e Ligjeve, avokati i popullit Igli Totozani deklaroi dje se varfëria në Shqipëria ka ardhur duke u përkeqësuar.  “Ka një situate ku varfëria  po vjen duke u përkeqësuar. Ka 82 mije familje që marrin ndihmë ekonomike po pjesës kryesore nuk ju del për kushtet minimale te jetesës. Ndërkohë rekomandimeve tona, institucionet nuk u përgjigjen. Ministrat s’na njoftojnë kur marrin rekomandimet. Por vetëm kur dalin në televizor dhe deklarojnë se e zgjidhëm edhe këtë pikë..”, u shpreh ai. Një tjetër ccështje e trajtuar nga Totozani në Komision ishte edhe e drejta e pronës si edhe reforma në administratën publike . “Për sa i të drejtës së pronës, vazhdon të ketë probleme të mëdha. Mos respektimi nga ana e organeve të administratës publike të parimit të ligjshmërisë, mbrojtjes së interesit publik, të drejtave të personave privatë, eficencës për administratën e pushtetit vendor pas reformës administrative. Sikurse e dini ka një numër problematikash, në procedurat e largimit nga puna në kuadër të procesit të ristrukturimit. Strehimi mbetet gjithashtu një sfidë e madhe në Shqipëri. Shumë bashki nuk zotërojnë fonde”.  Sipas avokatit të popullit mungesa e përgjigjeve dhe e bashkëpunimit me institucionet shtetërore ka vijuar të vështirësojë punën e këtij institucioni. “Mbeten disa sfida siç janë shpesh herë, mos përgjigja apo mos bashkëpunimi nga institucionet shtetërore sidomos sa i përket mos kthimit të përgjigjeve apo kërkesave të adresuara ndaj tyre. Kemi pasur disa raste pengese gjatë punës tonë”, u shpreh Totozani.  Gjatë vitit 2015, Avokati i Popullit ka adresuar 349 rekomandime, ndër të cilat 68 janë pa përgjigje,54 Rekomandime janë  Refuzuar dh 160 janë pranuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here