Zefi: Dita e Monumenteve, institucionet peng i burokracive, aktivitete shterpë

0
213

13022230_271936956472017_1718207266_n kulla kulla e  inglizit

 

“18-Prill, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe e Siteve të Trashëgimisë Kulturore”!!!…..Si kujtohet kjo ditë në Shqipëri?!…. Kjo është pyetja që shtron historiani Paulin Zefi, i cili shpesh herë ngre këmbanat e alarmit për monumentet e kulturës të cilat po degradojnë, duke i mbrojtur ato jo rrallë herë edhe nga vetë shteti. Në gjykimin e tij Dita Ndërkombëtare e Monumenteve të Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore  ishte e rrethuar nga aktivitete  boshe e të panevojshme nga ana e ministrisë duke lënë pas dorë gjithçka tjetër. “Patjetër që vetëm nëpërmjet disa aktiviteteve shterpë që nuk dalin kurre jashte kontureve të rutinës së përditshme ku gjithçka justifikohet me disa evenimente pa pikë shije nga ana e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që obligimi i tyre ligjor për të cilin paguhen nga taksapaguesit shqiptarë duhet që të konsistojë vetëm në trinomin: “Mbrojtje, mirëmbajtje dhe promovim të këtyre aseteve kaq të çmuara”, por ndërkohë që produkti i punës së tyre manisfestohet mjaft qartë nga panorama në terren duke nisur që nga Shtëpia-Muze e të Madhit” At.GJERGJ FISHTA” e cila i ka ditët e numëruara dhe do të vazhdojë që të mbetet peng i burokracive të tejzgjatura nga ana e MK dhe IMK si rezultat i mungesës së plotë të vullnetit dhe dëshirës për të nderuar emrin e këtij Shqiptari kaq të madh!!!……. “Turp i madh dhe fatkeqësi që nuk arrij ta konceptoj dot!!!…….”, shprehet historiani.

 

“Kulla e sahatit të Inglizit” 

 

Historiani Paulin Zefi në këtë ditë të shënjuar nga UNESCO kushtuar monumenteve të kulturës ngre këmbanat e alarmit edhe për Kullën e Sahatit të Inglizit në Shkodër. Kullë e cila ka degraduar nga braktisja kriminale sipas tij nga institucionet përgjegjëse.

“KULLA E SAHATIT TE INGLIZIT (English clock toëer) “Në zemër të qytetit të Shkodrës” një kryevepër arkitektonike unike për vendin tonë, por edhe në Ballkan, rënkon nga pesha e historisë dhe nga bastisja kriminale e vitit-1946, por sidomos vazhdon që të rënkojë e mbuluar nga pluhuri i rëndë i harresës sistematike nga ana e institucioneve kompetente përgjatë gjithë këtyre viteve!!!!….. Historia e këtij ansambli ndërtimor e ka zanafillën në fillim të shek.XIX-të kur kjo rezidencë ishte pronë e familjes së “Domnorëve”, më pas autoritetet osmane në qytetin e Shkodrës ia ofrojnë si dhuratë tradhëtarit të kombit-malazez “Bozho Kadiq” pasi vëllai i tij “Todor/Teodor Kadiq” në vitin-1860 kishte vrarë nëpërmjet një atentati në qytetin e Kotorrit, pikërisht Knjazin (Mbretin) e Crna Gora (Mali i Zi) “Danilo Petroviç” dhe për këtë arsye u shpërblye nga Perandoria Osmane. Pas vdekjes së malazezit “Bozho Kadiq”, ky kompleks rezidencial pranë kësaj zone kënetore (sot-qendra e Shkodrës) filloi që të shërbente si selia e Konsullatave franceze dhe angleze, por më vonë dhe me konkretisht pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë-Londineze nga Perandoria Osmane, tek kompleksi në fjalë u vendosen zyrat e KNK (Komisioni Ndërkombtar i Kontrollit) ku qendronte “Koloneli Phillips” dhe një pjesë e saj kaloi në pronësi të Lordit Alfred Paget (1913) i cili vendosi që pranë pronës së tij të ndërtonte një kulle monumentale e cila u projektua në bazë të modelit dhe tipologjisë mesjetare të kështjellave angleze e cila në fillim do të shërbente si vend gjuetie për shpendët shtegtare që zbrisnin mbi ujërat e këtij moçali…..Rreth vitit 1913 në këtë kullë u vendos një mekanizëm shumë i sofistikuar i një orë me 3-fusha që u soll pikërisht nga Anglia me shpenzinet e Lordit. Paget i cili paralelisht, financoi edhe restaurimin e plotë të këtij kompleksi residencial duke i dhënë një hijeshi karakteristike nëpërmjet gërshetimit të stilit arkitektonik britanik dhe atij oriental etj.etj. Realisht kjo kullë sahati kaq madhështore dhe kompleksi rezidencial në fjalë, u bënë qendra kryesore e përhapjes së Protestanizmit në Shqipëri ku gjithçka financohej nga familja Paget, por ky mision ishte i destinuar që të dështonte ndërkohë që edhe pse u investuan shuma të mëdha financiare për këtë qëllim, pak ose aspak qytetarë të Shkodrës arritën që të konvertohen në Protestanizëm me përjashtim të disa elementeve të caktuar (Katolike) të cilët u joshën nga paratë e Familjes-Paget!!!….Më pas ky kompleks ju dhurua një oficeri anglez i cili shërbente nën urdhërat e “Ahmet Zogut” dhe në vitin-1930 kaloi në pronësi të një familje tregtare shkodrane (Salih Mehmeti) të cilët arritën që ta blejnë nëpërmjet shumës së konsiderueshme prej, 40.000 Franga ari. Në vitin-1946 kompleksi ra pre e histerisë komuniste ku u plaçkit në mënyrë sistematike dhe madje diktatori i pashpirt “Enver Hoxha” urdhëroi që mekanizmi anglez i këtij sahati të hiqej dhe më pas të vendosej në kullën e sahatit në kështjellën e Gjirokastrës ku ndodhet edhe sot!!!…Gjatë punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e hapësirës urbanistike të qytetit të Shkodrës, komunistët shkatërruan me një dëshirë të shfrenuar më shumë se 70% të sipërfaqes së përgjithshme të këtij kompleksi duke i hapur vend ndërtimit të sheshit të 5-Heronjëve të Vigut, kryqëzimit kryesor të qytetit, ndërtimin e Teatrit Migjeni, Radio Shkodra, etj.etj. Pjesa që i mbijetoi kësaj masakre urbanistike janë pikërisht gërmadhat që shohim sot të cilat deri në fillim të viteve-1990 shërbyen si Muzeu Historik i qytetit të mrekullueshëm të Shkodrës, por si rezultat i ndërtimeve pa kriter, pamundësive financiare të pronarëve të saj, mosko’ordinimit ndërmjet institucioneve shtetërore përgjegjëse të cilat kanë në administrim këtë Monument-Kulture kaq të veçantë, pra të gjithë këto faktorë po favorizojnë amortizimin e tejskajshëm dhe rrënimin e plotë të kësaj perlë arkitektonike, unike në vendin tonë!!!………

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here