Shqipëria në skenën e artit bashkëkohor me 163 artistët më të mirë

0
154

Imago Mundi

 

Shqipëria do të prezantohet në skenën e artit bashkëkohor botëror me një botim të cilësisë së lartë të 163 artistëve të saj më të mirë dhe me një koleksion të po aq veprave artistike. Përmbledhja e veprave, nën kujdesin e “Fondacionit Benetton Studime dhe Kërkime”, vjen pas përfundimit të projektit “Imago Mundi”, në Shqipëri. Ky projekt nuk ka qëllime komerciale, por vetëm një qëllim, pra të bashkojë diversitetin e botës në emër të përvojës artistike të përbashkët. IMAGO MUNDI synon të katalogojë vepra, frymëzimin dhe idetë në mënyrë që brezat e ardhshëm të trashëgojnë një hartë sa më të plotë të jetë e mundur të gjendjes së kulturës në fillimin e mijëvjeçarit të tretë. Ambicia sociale e projektit është promovimi i njohjes dhe ndërgjegjësimit të artit dhe nëpërmjet artit të botës. Koleksionet e panumërta do të ekspozohen në një turne pa kufi në mënyrë që të admirohen nga një audiencë më e gjerë. Projekti IMAGO MUNDI, gjithnjë e më shumë përfshirës, është në zgjerim të vazhdueshëm, në të kanë marrë pjesë tashmë pothuajse 100 vende të botës, me një total prej rreth 15.000 veprash arti. Volumi vjen në tre gjuhë, anglisht, shqip, italisht ). Albania / Knots 163 Contemporary Artists from Albania” është një event i kuruar nga Elton Koritari, Valentina Granzotto, Albes Fusha, Alban Hajdinaj. Të gjithë artistët do të prezantohen në sallën e Koncerteve në Universitetin e Arteve në 21 prill. Ky event vjen si nga Instituti Italian i Kulturës dhe EJAlbum si një projekt i Fondacionit “Benetton Studime dhe Kërkime” i zbatuar në Shqipëri me pjesëmarrjen e 163 artistëve më të mirë bashkëkohorë shqiptarë. Imago Mundi është projekt i kuruar nga themeluesi I tij Luciano Benetton. Imago MundiI është një projekt kulturor, demokratik dhe global që ka si pikësynim kufijtë e rinj të artit në emër të bashkëjetesës së diversitetit të shprehjes. Qëllimi është t’i ofrojë koleksionin një publiku gjithnjë e më të madhe nëpërmjet ekspozitave, katalogëve dhe internetit, duke inkurajuar një dialog të sinqertë me artin dhe botën duke theksuar se idetë, arsyejet, të kuptuarit dhe frymëzimi nuk janë monopol i pakicës, por rilulëzojnë falë bashkëpunimit dhe komunikimit”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here