Saranë/ Shpërthejnë me tritol makinën e avokatit, nuk ka dëme në njerëz

0
163

Një sasi eksplozivi dëmtoi makinën e një avokati në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në lagjen Nr.1. Makina i përket avokatit Spiro Vaso. Lënda plasëse ishte vendosur pranë gomës së parë nga ana e pasagjerit. Shpërthimi e ka dëmtuar mjetin, por nuk ka shkaktuar dëme në njerëz. Policia ka nisur hetimet dhe dyshon se ngjarja ka lidhje me punën e Vasos si avokat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here