Erdogan kritikon ashpër shtetet islamike që nuk kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës

0
137

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar ashpër shtetet islamike që nuk kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Fjalimi i tij përmbyllës në Samitin e 13-të të Organizatës për Bashkëpunim Islamik u karakterizua nga një ton i lartë i kryetarit të shtetit turk.

Në mesin e 56 vendeve islame, ka shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe kjo është shqetësuese”, ka deklaruar Erdogan, i cili të njëjtin shqetësim e shprehu edhe për Qipron veriore, të njohur ndryshe si Qipro turke.

Arsyet për të cilat ata po zvarrisin këtë çështje ne nuk mund t’i kuptojmë, tha Erdogan, i cili kërkoi hapa më të shpejtë të diplomacisë.

Më poshtë edhe video me fragmentin nga fjalimi i Erdoganit ku flet për Kosovën:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here