PD: Arrestimi i Ndriçim Babasit i paligjshëm, përgjegjës është Tahiri dhe Ervin Hodaj

0
148

Partia Demokratike ka reaguar sot përmes një deklarate, ku bën përgjegjës Saimir Tahirin dhe Ervin Hodajn, kreu i Policisë së Tiranës, për arrestimin e Ndriçim Babasit pas protestës së opozitës te liqeni.

PD e bazon këtë në vendimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, që e konsideroi si të paligjshëm arrestimin e kreut të PD-së në njësinë Nr.5.

“Ndalimi me dhunë, me policë me maska, në mes të ditës i kryetarit të PD për degën 5, Ndriçim Babasi, me 28 mars, është shpallur i paligjshëm nga Gjykata e Apelit. Ndriçim Babasi u grabit me forca speciale e të armatosura mesditën e 28 marsit në një bar të Tiranës, bashkë me një grup të rinjsh aktivistë të Partisë Demokratike, studentë, mjekë e dentistë, të cilët u tërhoqën zvarrë me dhunë, me një akt të paligjshëm, të urdhëruar politikisht. Partia Demokratike bën përgjegjës Saimir Tahirin dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj për urdhërimin dhe organizimin e këtij terrori të paligjshëm, dhe i siguron ata se do të japin llogari para ligjit” – thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here