Fillimisht menduan se bëhej fjalë për ndonjë peshk të kalbur. “Ndodhej në një vend ku askush nuk shkonte për të shëtitur. Era ishte e qelbur. Është një erë shumë e veçantë, si një përzierje mes kallamarit dhe plehut”, ka shpjeguar Gary Williams.
Në fakt e vjella e balenës është një produkt organik, por pavarësisht emrit dhe erës së neveritshme ajo është një përbërës kyç në prodhimin e parfumeve të shtrenjtë si Lanvin dhe Chanel.
“Është si një top prej gome. Sipërfaqja e saj është si dylli i një qiriu. Kur dylli preket, të ngel nëpër gishta”, tha burri, duke përshkruar ndjesinë e të prekurit të të vjellës së balenës. “Nëse vlen një thes me para, do të kemi mundësinë që të blejmë një makinë-shtëpi. Do të ishte një ëndërr e realizuar, shkruan shqip.
Të falënderojmë për dhuratën tënde, balenë misterioze! Urojmë që sistemi yt tretës të jetë më mirë!”, ka vijuar burri. E vjella e balenës që u gjet nga çifti në fjalë, peshon 1.57 kilogram dhe vlerësohet me një çmim prej 60 mijë dollarë. –