Festivali i muzikës në Argjentinë, 5 viktima nga konsumimi i tepërt i drogës

0
160

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë në gjendje kritike, pasi konsumuan drogë gjatë një festivali të muzikës elektronike në Argjentinë.

 

Sipas mediave në vend, ngjarja tragjike ndodhi në festivalin Time Warp, që u mbajt të premten në Buenos Aires.

Dy prej të rinjve, të moshës 20 – vjeç, vdiqën në event ndërsa 3 të tjerët gjatë kohës që transportoheshin me ambulancë.

Zyrtarët thanë se pjesa më e madhe e atyre që u dërguan me urgjencë në spital janë në koma. Sipas BBC, situata në këtë festival kishte dalë “jashtë kontrolli”.

Autoritetet në vend thonë se mjekët nuk kanë arritur ende të përcaktojnë se çfarë lloji droge kanë konsumuar të rinjtë që çoi në vdekjen e tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here