Marrin arratinë investitorët e huaj, efekti “boomerang” i reformave

0
157

Presidenti i Dhomës amerikane të tregtisë: Sherri me një kompani publike është një reklamë shumë e keqe. Të tjerët mendojnë se mund të vijnë këtu dhe nesër mund te kenë probleme me taksat, me rregullatorin me qeverinë, me punëtorët.

 

Ervin Kaduku

 

 

“Ne duam të qëndrojmë këtu dhe të vazhdojmë të investojmë më shumë. Por që kjo të jetë e mundur dhe që Shqipëria të tërheqje investime të reja, ne kemi nevojë për një mjedis biznesi ku të mbizotërojë funksionimi i ligjit”. Kanë paralajmëruar kështu, në mënyrën më të ashpër të mundshme, qeverinë Rama investitorët e huaj në Shqipëri, të grupuar në Shoqatën e tyre.

Sipas tyre, reforma e shumëkërkuar në gjyqësorin shqiptar dhe realizimi i saj është në vëmendjen më të lartë të Komunitetit të Biznesit të Huaj në Shqipëri. Investitorët ekzistues dhe ata potencialë ndjehen optimistë se të gjithë politikanët shqiptarë e kuptojnë rëndësinë e kësaj reforme. Ata shprehen me anë të një letre publike se janë të gjithë të vetëdijshëm se, çdo ditë, vonesa e realizimit te reformës i kushton Shqipërisë  investime të reja, vende të reja pune, rritjen e eksporteve si dhe fillimin e negociatave drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Ne duhet të pranojmë se reformat kyçe politike dhe administrative të nevojshme në Shqipëri janë duke përparuar, por ende nuk kanë arritur një fazë në të cilën negociatat e pranimit në BE të mund të fillojnë. Është e qartë nga BE se nëse vendi dëshiron të nisë negociatat për anëtarësimin në BE, së pari duhet të intensifikojë përpjekjet për reforma në fushat kryesore prioritare, të tilla si funksionimi i ligjit, reforma në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratën publike dhe të drejtat themelore, të cilat janë të gjitha elementë kyç për rritjen e investimeve të huaja në vend.

Qëndrueshmëria e Investimeve të Huaja në Shqipëri është komponent kryesor në rritjen ekonomike të suksesshme dhe të qëndrueshme dhe gjithashtu një rrugë drejt përmirësimit social te vendit. Ne besojmë se çdo qytetar i ketij vendi është i vetëdijshëm mbi përfitimet e investimeve të reja në vend, të cilat do të avancojnë në transferimin e teknologjisë, rritjen e punësimit, rritjen e konkurrencës së biznesit dhe të tregtisë ndërkombëtare. Të gjitha këto përfitime do të kontribojnë në rritje më të lartë ekonomike, e cila është instrumenti kryesor për zbutjen e varfërisë në Shqipëri”. Investitorët vijojnë me tej, duke u shprehur se “si biznese të huaja që operojmë në këtë vend, ne do të vazhdojmë të theksojmë se roli dhe cilësia e institucioneve shqiptare, ka një rëndësi të madhe për mbarëvajtjen e biznesit. Kontrolli i korrupsionit dhe formalizimi i ekonomisë, funksionimi më i mirë i ligjit duke përfshirë respektimin e rregullave të arbitrazhit ndërkombëtar, si dhe stabiliteti politik, janë treguesit e një qeverisje të mirë dhe cilësie institucionale të këtij vendi.

Ne duam të qëndrojmë këtu dhe të vazhdojmë të investojmë më shumë. Por që kjo të jetë e mundur dhe që Shqipëria të tërheqje investime të reja, ne kemi nevojë për një mjedis biznesi ku të mbizotërojë funksionimi i ligjit. Realizimi i reformave në sistemin gjyqësor shqiptar do të ndikojë në masë të madhe kushtet ekonomike në vitet që do të vijnë si dhe do të ndikojë konsiderueshëm në vendimet e sotme për investime”. Kjo deklaratë e fuqishme vjen një ditë pas ankesave edhe nga dhoma të tjera të tregtisë. Kompanitë e naftës po ikin nga Shqipëria, për shkak të kalvarit të pengesave që kanë hasur, dhe jo çmimeve të ulëta të naftës. Në një intervistë televizive, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford, shfaq shqetësimin që sipërmarrjet e naftës kanë hasur me kompaninë shtetërore Albpetrol. Ai thotë se “kemi rritje në anëtarësim, por ka disa anëtarë që po ikin si Bankers, Transatlantik, me një investitor miliarder. Me çmime të ulëta nuk kanë fitim, por ata po ikin më tepër se kanë pasur probleme të vazhdueshme”.

Crowford thotë se “Sherri me një kompani publike është një reklamë shumë e keqe. Të tjerët mendojnë se mund të vijnë këtu dhe nesër mund te kenë probleme me taksat, me rregullatorin me qeverinë, me punëtorët. Pra, nuk parashikohet ku mund të ketë probleme. Edhe investorët e vegjël që investojnë përmes bursës frikësohen kur dëgjojnë që kanadezet po ikin, amerikanet po ikin”.

Strem oil është një nga shembujt e dështimit në marrëdhënien e sipërmarrjeve të huaja me institucionet tona. Ajo u ble nga Transatlantik, e cila po përgatitët të largohet gjithashtu. Edhe pse morën përsipër të paguanin detyrimet e prapambetura, sipërmarresit thonë se nuk arritën të bashkëpunojnë me Albpetrol. “Ata thanë që kemi probleme, jemi gati të paguajmë taksat e prapambetura, është firmosur por Alpetrol ditë për ditë shkruan që nuk është vendosur, firmosur. Ata thanë ne nuk kemi kohë për të investuar këtu, investojmë në Irak, në Kurdistan. Nje nga keta sipermarrës ka thënë që ka dy vende që nuk investojmë dot dhe nje nga këto është Shqipëria, sepse me gjithë problemet që kemi pasur me Albpetrolin nuk investojme dot”.

Sipas Crowford, nafta është një potencial i mirë i shqipërisë, por kontratat e koncesioneve duhet të menaxhohen nga ministria e financave apo e energjisë e jo nga kompani publike si Albpetrol.

Klima e biznesit është përkeqësuar sipas tij edhe për shkak të taksave. Një investim i madh i ri ka zgjedhur kosovën në vend të Shqipërisë. “Kur kemi thënë që taksat kanë impakt kanë. Ka nje projekt 3 milionë dollarë që po bjen nga jashte. Kanë kërkuar të kuptojnë ku është më mirë të kemi bazën dhe thanë sipas taksave, kosova do të zgjidhet. Atje punësojnë 10 dhe pse do te kene aktivitet edhe në shqipëri, ku mund të punësojnë tre veta. Crowford kërkon të përmirësohet klima e biznesit që Shqipëria të jetë konkurrente në rajon, ndërsa lajmeron se me kushtet aktuale, renditja në raportin “Të bësh biznes do të përkeqësohet”.

Dy ditë më parë, edhe Dhoma Gjermane e Tregtisë vuri në dukje se klima është përkeqësuar. Në anketën e dhomes mes bizneseve, Shqipëria është vendi i fundit në Europën Juglindore, ku ata do të investonin sërish.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here