Fotografia që ka prekur zemrat e shumë njerëve, ja pse duhet ta lexoni

0
149
Fotografia e një gruaje e cila fle në krevatin e vajzës bashkë me të voglën e saj pesë muajsh, ka prekur zemrat e shumë njerëz.

Fotografia është realizuar në Michigan, SHBA, dhe është publikuar në Facebook nga fotografja Dayna Mager e cila tregon historinë e saj, duke bërë që postimi të shpërndahet rreth 25 mijë herë.

Historia nis kështu: “U futa në krevatin e vajzës me shpresën se do e qetësoja të voglën time, e cila qante pa fund nga dhimbjet e dhëmbëve”.

Ky është pozicioni ku Matt, babai i të voglës Luella e gjeti të shoqen kur u kthye në shtëpi.

Dayna vazhdon, “Po rrija atje, në ngrohtësinë e asaj mrekullie, duke përjetuar eksperiencën që quhet prindërim dhe u kujtova për një premtim që i kisha bërë”.

Magar, vazhdon duke treguar për herën e parë kur ajo dhe i shoqi dolën, duke e lënë vajzën e tyre në shtëpi.  Ishin në një koncert të organizuar nga komunitetit i krishterë dhe aty takuan një prift misionar.

Ai u tregoi atyre për një udhëtim që kishte bërë në Ugandë, ku kishte vizituar një jetimore. Prifti u kishte thënë se kishte mbetur i befasuar nga heshtja e dhomës ku ishin qindra fëmijë, kështu që kërkoi të dinte pse ishte ajo heshtje.

Përgjigja që mori ishte drithëruese: “Pas një jave që qëndronin aty dhe pas orëve të shumta qarjeje, në fund pushonin kur e kuptonin se tek ata nuk do shkonte askush”.

Ky shpjegim e turbulloi shumë Dayna, e cila shkruan, “U rrëzova”.

Po atë natë gruaja u kthye në shtupi tek e bija dhe i bëri një premtim, “Premtimin që do rendja gjithmonë drejt saj. Kur është keq, kur është e trishtuar, do jemi gjithmonë për të. Do e përqafojmë dhe do i mësojmë të marrë vendimet e saja. Do i shërbejmë si guidë, duke e mësuar se nuk ka asgjë të keqe të qash dhe të ndihesh e trishtuar”.

Pikërisht për këtë arsye, ndonëse monitori për bebe i Luellës bie në dy të natës, Dayna vrapon drejt saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here