Morën lajmin e mirë se do bëheshin prindër pas 11 vitesh, por ngjarja sa nuk u kthye në tragjedi

0
134
Gëzimi i lindjes së fëmijës së parë është shndërruar në dramë familjare për një grua në Itali. Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar në një prej materniteteve të provincës së Cazerta.

Sipas gazetës lokale “Casertace”, burri 40 vjeç dhe bashkëshortja e tij 34-vjeçare kishin 11 vjet që provonin të sillnin në jetë fëmijë. Pasi gruaja ka mbetur shtatzënë, së bashku me të shoqin kanë vendosur të mos e mësojnë gjininë e fëmijës deri në ditën e lindjes.

Por pikërisht në këtë ditë, ata kanë zbuluar një të papritur: vajza e sapolindur ishte me ngjyrë.

Për këtë fakt, burri ka sulmuar të shoqen dhe është dashur ndërhyrja e stafit të spitalit për të shmangur një tragjedi.

Ai ka thyer xhamat e repartit dhe ka shkatërruar disa pajisje, ndërsa në sherr janë përfshirë edhe familjarë të burrit, të cilët e kanë akuzuar gruan për tradhti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here