Britani/ Sekretari për kulturë Whittingdale e pranon marrëdhënien e tij intime me një prostitutë

0
144

Sekretari për kulturë i Britanisë, John Whittingdale, ka mohuar se marrëdhënia me një grua, e cila ka dalë se është prostitutë, ka ndikuar vendimet e tij në postin aktual. Katër gazeta kanë mësuar për marrëdhënien e tij, e cila ka ndodhur para se Whittingdale të bëhej pjesë e kabinetit, por ato kanë vendosur të mos e publikojnë historinë.   Whittingdale ka thënë se, ka përfunduar marrëdhënien, pasi ka mësuar se gruaja ka qenë prostitutë, në shkurt të vitit 2014. Qeveria britanike ka thënë se Whittingdale “është beqar, me të drejta për jetë private” dhe se ai e ka besimin e plotë të kryeministrit David Cameron. John Whittingdale ka marrë postin e sekretarit për Kulturë, Media dhe Sport në maj të vitit 2015.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here