Shkodra mbledh 100 profesionistët e muzeologjisë

0
151

Mbi 100 profesionistë të muzeve nga Ballkani do të mblidhen në Shkodër për të diskutuar dhe këmbyer mendime në konferencën e katërt vjetore “Meet, See, Do” (Njihni, Shihni, Veproni).

Konferenca organizohet në 13-15 prill 2016 nga Rrjeti i Muzeve të Ballkanit, i cili ka në përbërje më shumë se 40 institucione muzeale si dhe Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij.

Ekspertë të shquar të muzeologjisë dhe trashëgimisë nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Kroacia, Greqia, Holanda, Suedia dhe vende të tjera do të marrin pjesë në këtë conference. “Meet, See, Do”, një ndër konferencat më të mëdha të muzeologjisë në Ballkan, financohet nga Fondacioni Stavros Niarchos dhe organizohet në bashkëpunim me Muzeun Historik të Shkodrës. Rrjeti i Muzeve të Ballkanit është themeluar në vitin 2006 për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë e përbashkët kulturore të rajonit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here