Gjyqi i ish-imamëve/ Prokuroria kërkoi 152 vite burg për 9 të pandehurit, mbrojnë veten duke cituar Kuranin

0
135

50df1e3f-e28b-4b5f-afd4-d853eedb46db---0- imamaetgjburg

 

Në Gjykatën për krime të rënda u zhvillua paraditen e së martës seanca e shpalojes së pretendimeve të palës mbrojtëse pasi një javë më parë prokuroria kërkoi 152 vite burg për 9 të pandehurit.

I pari e ka marrë fjalën ish-imami i xhamisë së “Unazës së re” Genci Balla.

 

Ai tha se në ligjëratat e tij ka predikuar gjithmonë vetëm Kuranin e shpërndarë nga komuniteti mysliman shqiptar, por sipas tij prokuroria nuk e thote dot këtë.

I pandehuri gjatë gjithë kohës e ka bazuar mbrojtjen e tij te Kurani duke lexur në sallë ajete kuranore mbi të cilat thotë se prokuroria ka ngritur akuzat mbi të.

Ndërsa i pandehuri Gerti Pashja pretendoi se prokuroria gjatë leximit të pretencës ka sjellë prova të cilat nuk janë shqyrtuar me parë.

Ai kërkoi që t’i vihen ne dispozicion këto prova.

Pas degjimit te mbrojtjes, gjykata pritet te jape vendimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here