Tiranë/Vodhi 90 milionë lek, në pranga përmbaruesi.

0
136

Mesditën e së Hënës është vënë në pranga nga policia si I dyshuar për

vjedhje të 9 milionë lekë të rinj në detyren e përmbarusit.

 

Në pranga përfundoi Martin Tusha, i cili akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Ai dyshohet se i ka marrë një shtetasi shumën 9 milionë lekë të reja, të cilit i takonin në bazë të një vendimi gjykate.

Mesditën e së Hënës, i dyshuari Tusha është arrestuar nga ana e forcave të Policisë së Tiranës.

Hetimet ndaj tij nisën pas kallëzimit të bërë në policinë e kryeqytetit. Sipas prokurorisë, nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi me iniciale S.M, ka përfituar shumën 41 milionë lekë për shkak të prishjes së një kontrate me Ministrinë e Energjetikës.

Prokuroria: Kallëzuesi ka tërhequr një pjesë të parave drejtpërdrejtë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 20 milionë lekë të reja, do t’i ktheheshin me këste. Për t’u marrë me procedurat përmbaruese, kallëzuesi S.M., ka kontaktuar përmbaruesin Martin Tusha. Ky i fundit ka kryer procedurat për një pjesë të parave, duke i dhënë kallëzuesit rreth 11 milionë lekë.

Në bazë të llogaritjeve, kallëzuesi duhet të merrte edhe 9 milionë lekë dhe për këtë arsye ka pritur veprimet procedurale nga përmbaruesi. Pasi ka kaluar një kohë e gjatë dhe nuk ka marrë përgjigje nga përmbaruesi, kallëzuesi S.M. është interesuar personalisht pranë Ministrisë së Financave, nga e cila ka marrë konfirmimin se ishte likuiduar tërësisht dhe shuma e mbetur, 9 milionë lekë, i ka kaluar në llogari përmbaruesit.

Prokuroria sqaron se përmbaruesi i kishte përdorur paratë për qëllime personale. I arrestuari ka deklaruar për autoritetet hetimore se këtë shumë parash e ka marrë në formë borxhi prej kallëzuesit, por ky i fundit thotë se nuk kishte dijeni për shumën e lëvruar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here