Teoria e shpërthimit të helikopterit: Transport ilegal parash ose drogë

0
304

Nga Avokati Altin Goxhaj

 

Kush do të ishte rruga më e sigurtë e transportimit të parave ose drogës në një pikmbërritje në Malin e Zi?

Transporti me helikopter sepse:

a) Nuk ka mjet me te sigurte se helikopteri sepse eshte ushtarak (super i shtrenjte dmth super i sigurte)

b) Nuk ka rrezik grabitje!

c) Nuk ka asnje mundesi kontrolli deri ne destinacion dhe itinerari eshte i sigurte sepse udhetimi ne lartesi te ulta dhe mes te pakontrolluara nuk kapet dot nga radaret!

d) Piketakimi i pritesit mund te jete ne cdo vend dhe krejtesisht i painterceptueshem dhe teknikisht i paaritshem ne kohe nga policia e Malit te Zi.

 

Kush e rrëzoi dhe si?

 

VARIANTI A: Me bombe te vendosur ne kabine apo te pjeset e brendshme nga ata qe e derguan per te zhdukur gjurmet!

VARIANTI B: Me bombe te vendosur ne canten e marre te mbajtur ne kabine nga ata qe e priten per te zhdukur gjurmet apo per te per ti dhene nje mesazh derguesit

VARIANTI C: Me rakete nga nje pale e trete qe kerkonte te ndalonte “misionin” ose tu jepte mesazh derguesve ose pritesve te mallit te transportuar.

 

Cilat janë incidjet e kësaj teorie?

 

1. Mos njoftimi ne kohe mbi rrezimin e helikopterit nga ana e Ministrise se Mbrojtes dhe Policise.

2. Perpjekja e Ministrise se Mbrojtes dhe Policise diten e rrezimit per te dhene disa varianti kontradiktore.

3. Perdorimi i alibise se nje helikopteri tjeter e nje kompanie te njohur per mbeshtetje ndaj Partise ne pushtet (“Shega Trans”) e njohur per suportin elektoral pergjate zgjedhjeve te vitit 2013 nepermjet ofrimit te transportit falas te dhjetra mije votuesve nga Greqia ne Shqiperi. Nderkohe helikopteri i kompanise private ka karakteristikat dhe ngjyren e nje heliokopteri ushtarak (nuk lejohet).

4. Mos angazhimi i Prokurorise sipas kerkesave te ligjit dhe kalimi i cdo momenti procedurial ne dore te Ministrise se Mbrojtjes duke sjelle shkaterrimin e plote te kredibilitetit te hetimit

5. Vonesa ne kerkimin, identifikimin e pjeseve te helikopterit nen uje dhe ne toke

6. Moskerkimi as nga ajri dhe as nga toka te pjeseve te ndryshme te helikopterit te cilat u gjeten 3 dite me pas nga fshataret dhe gazetaret.

7. Demtimi i kutise se zeze

8. Izolimi brenda ne dhomen e spitalit i te mbijetuarit me preteksin e rendeses psikologjike nderkohe qe ai eshte nje ushtar profesionist i specializuar per mbijetese ne kushte lufte dhe jo nje vajze delikate.

9. Frikesimi i deshmitareve okulare qe kane pare ngjarjen dhe terheqja e tyre nga guximi per tu shprehur te gazetaret sic bene diten e pare perfshi ketu edhe deshmine kryesore se i shpetuari kishte folur serbokroatisht duke menduar qe ndodhej ende ne Malin e Zi.

10. Qendrimi i paqarte i Prokurorise, Ministrise se Mbrojtjes dhe Policise.

11. Dekorimi absurd dhe varrimi brenda 24 oresh i 2 piloteve pa i dhene mundesi as hetimit dhe as autopsise (shkaku i vdekjes, helmim apo droge ne gjak, etj)

 

Kujtesë! 4 ditë më parë bëra këto pyetje për Prokurorinë:

9 Pyetje ajrore, tokësore dhe nënujore për Prokurorinë që askush nuk po i bën!!!
Nga Avokati Altin Goxhaj!

 

1. A jane derguar ekipet speciale me polumbare dhe mjete ujore te specializuara per te bere kontrollin nenujor te helikopterit? Kur? Kush? Cfare kane bere dhe po bejne?
2. A kane ardhur punonjesit franceze te servisit te prodhuesit dhe shitesit te helikopterit sipas kushteve te garancise dhe sherbimit? Nese jo, kur do te merren?
3. A po nxirren dhe grumbullohen sipas protokolleve perkatese gjithe pjeset e mbetura te helikopterit te rrezuar dhe a u mor ne dorezim nga ekspertet KUTIA E ZEZE dhe kur?
4. A u moren sipas formes se kerkuar nga ligji te dhenat e protokollit te parashikuar te fluturimit dhe te dhenat e zbatimit te tij nga zinxhiri komandues ushtarak dhe Agjencia e Aviacionit Civil (qe monitorin dhe koordinon cdo fluturim)? Nese jo, kur do te merren?
5. A u moren sipas formes se kerkuar nga ligji te dhenat e protokollit te Kompanise Shega Trans per fluturimet ajrore ne pergjithesi dhe vete fluturimin e djeshem te pretenduar nga kompania Shega Trans? Nese jo, kur do te merren?
6. A jane sekuestruar sipas formes se kerkuar nga ligji te gjithe materialet filmike dhe gjithe kopjet e serverave qe kane te dhenat e fluturimeve me helikoptere per diten e djeshme, perfshire ato ne pikat e nisjes dhe ndalimit te helikoptereve dhe ato qe kane te bejne me mbikqyrjen ajrore satelitore apo me radar dhe gjithe format e tjera sipas protokolleve perkatese? Nese jo, kur do te merren?
7. A eshte sekuestruar ne cilesine e proves sipas formes se kerkuar nga ligji kopja dixhitale e kutise se zeze te helikopterit te kompanise SHEGA TRANS? Nese jo, kur do te merren?
8. Kush eshte prokurori apo grupi i prokuroreve te ngarkuar me kete detyre? A eshte i mjaftueshem dhe i pergatitur profesionalisht ne kete drejtim personeli i vene ne dispozicion nga ana e Prokurorise? A kane angazhuar eksperte te fushes?
9. A u moren ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen:
a) oficeret e zinxhirit komandues ushtarak dhe civil te Ministrise se Mbrojtjes, Komandes se Forcave Ajrore, ushtaraket dhe punonjesit civil te repartit te hlikoptereve, qe dje kane qene ne dijeni apo te perfshire sipas protokollit perkates te fluturimit?
b) personeli i turnit te sherbimit te Agjencise se Aviacionit Civil, qe ka pas per detyre monitorimin dhe lejimin e fluturimeve me helikopter gjate dites se djeshme?
c) personeli i turnit te sherbimit te fluturimit ajror te Kompanise Shega Trans dhe punonjesit e perfshire ne realizimin e transportit te materialeve te mermerit, si dhe kontraktuesit dhe zbatuesit e ketij sherbimi?
d) personi i plagosur gjate sherbimit?
e) personat qe kane dhene ndihmen e pare ne terren?
f) deshmitaret okulare qe kane pare fluturimet dhe ndalimet ne toke, apo reniet e helikoptereve gjate dites se djeshme?
g) Drejtori i Policise se Qarkut Shkoder i cili dyshohet se ka fshire provat filmike nga celulari i nje prej deshmitareve kyc okulare te ngjarjes?
h) personeli i kompanive private qe kane pasur per detyre sherbime mirembajtje apo furnizimi me karburant te helikoptereve ushatarake?
*Keto jane 9 Pyetje profesionale ne ndihme te gjithe gazetareve qe nuk kane detyre te bojatisin dhe zhgarravitin te verteten sipas urdherave te pronareve-lakej te Rilindjes

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here