Meta, letër Bashës e Kryemadhit: Përgjegjësia juaj ndaj popullit është historike, për të rivendosur rendin kushtetues….

0
195

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u është drejtuar me një letër krerëve të opozitës së bashkuar, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Në letrën e tij, Kreu i Shtetit, mes të tjerash, thekson se “Përgjegjësia juaj ndaj Popullit Shqiptar është historike për të rivendosur rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës”.

Në këtë letër, Presidenti Meta kërkon nga dy liderët e partive opozitare që të angazhohen maksimalisht dhe të koordinohen për të ndaluar dhe neutralizuar “me çdo kusht përpjekjet për të prishur procesin zgjedhor me anë të provokimit të tensioneve artificiale, frikësimit të votuesve duke ushtruar presion, dhe kryer survejim antikushtetues mbi ta me anë të përdorimit të të dhënave personale si dhe të përfshirjes së elementëve kriminalë në shitblerjen e votës”.

Kreu i shtetit kujton djegien e mandateve nga opozita dhe thekson:

Këmbëngul në domosdoshmërinë e përkushtimit tuaj për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor që nga fillimi i procesit të votimit dhe deri në përfundim të numërimit të votave.

Largimi nga Kuvendi i opozitës si dhe bojkoti i zgjedhjeve për pishtetin vendor e lehtësoi instalimin e modelin autokrat dhe abuzues të qeverisjes, shkeljen e Kushtetutës dhe të të drejtave qytetare”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here