Grupi i gjakut 0, i rrezikshëm për shtatzënat

0
177

Gatë që kanë grupin e gjakut 0 janë dy herë më shumë të ekspozuar ndaj rrezikut për të mos mbetur shtatzëna, në krahasim me gratë e tjera.

Më shumë se 40 për qind të popullatës botërore kanë grupin e gjakut 0. Ndërsa rreth gjysma (mbi 50 për qind), kanë tipin A ose B, dhe pjesa e mbetur i takojnë grupit AB.

Mirëpo, shumica e grave pothuajse as nuk e dinë se cilit grup të gjakut i takojnë, përderisa për të mbetur shtatzëne kjo është më se e rëndësishme.

Hulumtimet e kryera kohë më parë tregojnë se gratë me grupin gjakut zero kanë më pak qeliza vezë rezervë sesa gratë që kanë një grup tjetër të gjakut.

Rezervat e qelizave vezë me vite zvogëlohen; një vajzë e porsalindur posedon rreth dy milionë qeliza vezë, në moshën e pubertetit rreth 400.000, ndërsa kur kalon të dyzetat, vetëm disa qindra sosh.

Lidhjet në mes grupit të gjakut dhe vështirësive shëndetësore dihen prej kohësh. Për shembull, tek njerëzit me grupin e gjakut A dhe AB vërehet rreziku për atak në zemër apo ne tru, përderisa tek ata me tipin 0 vërehet rreziku i shtuar nga artriti dhe infeksionet e lukthit.

Ekspertët amerikanë këshillojnë gratë me këtë grup gjaku që të marrin një vendim rreth asaj se a duhet t’i përkushtohen karrierës apo formimit të familjes më herët gjatë jetës. Grupi i gjakut zero mban rrezikun edhe nga artriti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here