Kryeqytet/ Problematikat e kazanëve të plehrave dhe banjove publike

0
411

55 8 0 0000

 

Mungesa e pastrami e dizinfektimit të tyre bën që stuata rreth  e rrotull tyre të degjenerohet. Banjot e vogla të cilat janë të projektuar si një kabinë e vogël prej teneqeje dhe që brenda ka vetëm një banjo, janë jashtë çdo kushti higjenosanitarë.

 

Sejrie Baleta

 

 

Kryeqyteti i Shqipërisë çdo ditë dhe më shumë po i merret fryma dhe po i kanosen shumë probleme. Betonizimi, mungesa e hapësirave të gjelbëra, ajri i ndotur, mbetyrina dhe papastërti kudo,  jamë ndër ata që hasim çdo ditë rrugëve të Tiranës. Tanimë sikur të mos mjaftojnë këto është shtuar dhe një problem tjetër po aq shqetësues që ia prish bukurinë kryeqytetit. Normalish që ardhja në shërbim të qytetarëve është një e mirë. Shërbimet që kërkojnë qytetarët janë të natyrave të ndryshme. Por një ndër nevojat e të gjithëve është dhe ardhja në shërbim me anë të banjove publike. Edhe pse në disa nga rrugët kryesore të Tiranës që të drejtojnë për në qëndër,  ka të tilla kjo nuk është e mjaftueshme për shumicën e qytetarëve.  Pemët mbrapa Pallatit të Kulturës në kryeqytet janë kthyer në banjo publike për shumë qytetarë.  Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, sapo mori mandatin filloi të lyejë muret poshtë lumit Lana me një solucion i cili në rast se do të urioinoje ta kthente mbrapsht, bile për këtë u bë dhe një sensibilizim nga ana e bashkisë me moton “nëse ja bën Tiranës, Tirana ta bën mbrapsht”. Apo edhe gjobat të cilat tashmë nuk po funksionojnë, ku polica bashkiake nuk nguronte të gjobiste këdo hallexhi që kryente nevojat poshtë urës së Lanës, por mesa duket Veliajt nuk i interesojnë aspak pemët. Banjot publike janë mjaft të pakëta në numër. Edhe ta që ekzistonjë,  më konkretisht janë pranë Universitetit  Politeknik, tek Pedonalja, Tajvani, tek Parku, janë të pamjaftueshme për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve. Nga ana tjetër mendohet që zgjidhja e  një problemi por nga ana tjetër  shtohet një problem. Banjot që u janë vendosur në shërbim qytetarëve gjenden jashtë çdo kushti higjeno sanitarë. Me të hapur derën e tyre,  era e  rëndë të përplaset në fytyre dhe dhe emagjinojeni situatën. Shumë nga qëtetarët që kanë nëvojë për këtë shërbim u duhet të përballen me një situatë jo fort të këndshme. Mungesa e pastrami e dizinfektimit të tyre bën që stuata rreth  e rrotull tyre të degjenerohet. Banjot e vogla të cilat janë të projektuar si një kabinë e vogël prej teneqeje dhe që brenda ka vetëm një banjo. Por ajo çka bie në sy ende pa e hapur derën e tyre është mungesa e shenjave dalluese për të informuar qytetarët se cila është për burra dhe cila është për gra. Higjena në këto banjo është shumë skandaloze.

 

Kazanët e plehrave

 

Të ecësh në torotuaret e rrugëve të Tiranës ku diku, në cep të tyre gjendesh përballë kazaneve të plehrave, është një tmerr i vërtetë. Erë e pakëndshme, mbeturina kudo, kazanë të tejmbushur dhe shumë e shumë gjera të kësaj natyre,  në shumicën e rasteve të detyrojnë në ndryshosh drejtim. Kazanet me beturina janë një problem serioz për ndotjen e ambjentit përreth dhe kthehen në një burim kryesorë infeksionesh. Papastërtitë dhe moszbrasja e tyre që në pamje të imponojnë një natyrë mbytëse. Pastruset e rrugëve të Tiranës më një kosh të vogël të lëvizshëm pretendojnë të mbajnë pastër ambjentin. Është kjo situate e cila po i kanoset kryeqytetit. Shëndërrimi i tij në një pirg mbeturinash tashmë është një fakt. Pavarësisht mungesës së kushteve që është një nga faktorët kryesorë por edhe mungesa e kulturës ndërqytetare po ia prish mjaftueshëm imazhin. Ajo që të bie në sy në zonën e quajtur tek “Nëntë – Katëshet” është se janë disa kosha plehërsh mu në lulishte ku janë të ndarë për të hedhur mbetje të ndryshme. Po ata edhe pse ishin vendosur per tu ardhur ne ndihmë janë prishur dhe  deformuar. Sikundër duket qytetarët  nuk i kanë kursyer disa “shkelma”  për ti nxjerrë jashtë funksionit. Aty ku kazanët e plehrave funksionojnë qytetarët nuk e iduan dhe aty ku nuk funksionojnë ata i kërkojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here