Ja gruaja qe bente pjese në laboratorin e heroines…

0
186

Ngjarja e fundit ne Has te Kukësit ka vene policine ne pune per zbulimin e plote  te autoreve qe kane marre pjese ne laboratorin e madh te heriones.Policia mes tyre ka arritur arrestoje edhe nje grua.

Janë paraqitur pranë Prokurorisë së Kukësit, 5 të arrestuarit për laboratorin e heroine në Has.

Në pamjet e siguruara nga faxweb.al duket Anila Shuti, e cila është një nga 6 të arrestuarit në Has, ku pas një aksioni të policisë u gjet një laborator heroine.

Për momentin mbi pese të ndaluarit rëndon vetëm akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe se nuk ka ndonjë person të dyshuar si organizator. Ka qenë informacion operativ për laboratorin dhe është kryer ndërhyrja. Burimet thanë se sot do kërkohet arrest në burg për të 5 të arrestuarit.

Sipas burimeve të ndaluarit kanë thënë se nuk dinin përse do përdoreshin kazanët dhe pajisjet e tjera dhe se nuk kanë treguar emrat e personave që u kanë thënë ti siguronin këto pajisje dhe që ti ruanin ato.

Ndërkohë tha se nëse nga operacionet që po zhvillohen në gjithë vendin do të mund të sigurohen prova që e lidhin me laboratorin në Kukës, atëherë mund të kaloje për kompetence tek Krimet e Rënda, nëse nuk gjendet lidhje ka shumë gjasa të mbetet çështja në Kukës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here