Tiranë/ Ekspertiza për Policinë Kufitare, Zv/dr i policisë takon përfaqësuesit e FRONTEX

0
133

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, zhvilloi  një takim me Zëvendësdrejtorin e FRONTEX,  Berndt KOERNER, në kuadër të të cilit u nënvizua forcimi i bashkëpunimit dy palësh dhe ngritja e tij në një nivel më të lartë. Zv/Drejtori i Policisë së Shtetit vlerësoi asistencën e vazhdueshme të FRONTEX, në mënyrë të veçantë për Policinë e Kufirit dhe Migracionit, si dhe për ekspertizën dhe trajnimin e strukturave të Policisë Kufitare Shqiptare për eskortimin në operacione të kthimit. Punonjësit e strukturave të Policisë Kufitare dhe Migracionit kanë marrë pjesë aktive në Operacionet e Përbashkëta të organizuara nga FRONTEX, ku në kuadër të këtyre operacioneve, bëhet një ndërthurje e punonjësve të Policisë Kufitare të Shqipërisë në vendet e BE dhe ekspertëve të vendeve të BE, që vendosen në vendin tonë, duke dhënë ndihmesën e tyre nëpërmjet eksperiencës dhe praktikave më të mira të vendeve të tyre në fusha të ndryshme si: kontrolli në vijën e dytë, dokumentet e falsifikuara, zbulimi i automjeteve të vjedhura etj. Nga ana e tij Zëvendësdrejtori i FRONTEX konfirmoi mbështetjen e tij për Policinë Shqiptare dhe vlerësoi projektligjin e ri për kontrollin kufitar, i cili do të jetë në përputhje të plotë me legjislacionin e BE në përgjithësi dhe specifikisht me Kodin e Kufijve Schengen, për të siguruar një kontroll kufitar të standardeve evropiane dhe për të përballuar sfidat e  sigurisë kufitare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here