Balla takim kokë më kokë me Rrajën. Çfarë diskutuan?!

0
148

Pas mbledhjes së Grupit të Partisë Socialiste, aty ku mungoi Rrahman Rraja, ky i fundit është takuar me kreun e Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Ballën. Më pas, Rraja, në një deklaratë për mediat tha se djali i tij nuk është dhunues dhe se ai nuk largohet nga grupi i PS-së.

“S’ka lidhje me atë punë. Djali im s’ka kryer dhunë. Nuk largohem nga PS”-ka thënë Rraja para gazetarëve.

Dy ditë më parë gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha, me kërkesë të prokurores së Krujës, zonjës Mirela Kapo ka vendosur masën “arrest me burg” në mungesë për shtetasin Rexhep Rraja. Ai dyshohet se ka kryer veprën e dhunës dhe përndjekjes në dëm të 25-vjeçares nga fshati Zezë.

Vendimi i gjykatës është shpallur ditën e shtunë. Disa orë pas këtij vendimi, Policia e Krujës ka kryer arrestimin e të dyshuarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here