PD heq dorë nga bllokimi i seancës plenare në parlament

0
170

Partia Demokratike ka vendosur të heqë dorë nga bllokimi i parlamentin. Deputetët  demokratë do të futen sot në sallën e Kuvendit normalisht, pa penguar zhvillimet e seancës plenare.

Vendimi për tu tërhequr nga bllokimi i parlamentit u mor në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, por kreu i PD, Lulzim Basha nuk u dha asnjë shpjegim për këtë hap mbrapa. Opozita nuk ka marrë asgjë në këmbim edhe pse njoftoi normalizimin e situatës në parlament. Përkundrazi, propozimet e saj për ndryshime ligjin e dekriminalizimit dhe për funksionimin e Komisioneve Hetimore u rrëzuan nga mazhoranca.

Për dy javë, opozita ka bllokuar foltoren e parlamentit për të kërkuar zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mdandatet e deputetëve Rakip Suli dhe Valentina Leskaj si dhe dy propozimet e përmendura më sipër.

Papritur, në mbledhjen e grupit parlamentar, opozita vendosi të heqë dorë nga bllokimi i foltores së parlamentit. Tërheqja e Lulzim Bashës në këtë formë tregojnë se lëvizjet e opozitës janë të befta.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here