Saubih Mehmeti: Berisha mbështetja e shqiptarëve jashtë trevave, qëndrimi i Ramës i neveritshëm

0
131

Lideri historik Sali Berisha ka pritur ditën e djeshme në një takim të veçantë, përfaqësues të forcave politike shqiptare në Malin e Zi: Mehmet Zenka-Kryetar i Unionit Demokratik në Mal të Zi, Saubih Mehmeti-Kryetar i Lidhjes Demokratike ne Mal të Zi me bashkëpunëtorët e tyre.

Në këtë takim, ata e falenderuan liderin historik Berisha për qëndrimet që ka mbajtur Partia Demokratike, Qeveria e Partisë Demokratike dhe Berisha në afirmimin e të drejtave njerëzore etnike të shqiptarëve në Malin e Zi.

Berisha theksoi në takim se, “pakica shqiptare e Malit të Zi, ka luajtur rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin e Malit të Zi dhe rajonit në tërësi, mbasi pavarësia e Malit të Zi, në të cilën ju patët një rol thelbësor, ishte një arritje e rëndësishme jo vetëm për këtë vend por për të gjithë rajonin”.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë takim të veçantë, ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv , Saubih Mehmeti kryetar i Lidhjes Demokratike ne Mal të Zi.

Saubih Mehmeti u pyet nga moderatorët nëse ky është një moment historik për shqiptarët e Malit të Zi.

“Unë mendoj se po është një situatë tjetër sepse te gjithë politikat në rajon na detyrojnë të jemi më të organizuar se kurrë. Ne kemi edhe probleme të brendshme me shtetin e Malit të Zi ku faktori pro-serb është ngritur në një shkallë të rrezikshme.

Nga kjo pikëpamje mendoj se edhe në këto zgjedhje lokale që janë shumë të rëndësishme, është shumë e rëndësishme që duhet të menaxhohet nga vetë shqiptarët pasi është kryeqendra e shqiptarëve në Mal të zi.

Sepse rreth 80 përqind e popullatës janë vetë shqiptarët.

Përsa i përket Komunës së Ulqinit mendoj se është koha t’i kthehemi një realiteti ku shqiptarët udhëheqin, mirëpo kohët e fundit duke bërë ‘tregti të ulët politike’ kemi degraduar në atë shkallë që një mandat e gjysëm e ka udhëhequr kryetari i partive qytetare që kjo për ne është një absurditet prandaj ne kemi tentuar që të jemi gjithmonë të parët.

Pyetur mbi kënvështirmin e tij mbi sjelljet e kryeministrit shqiptar me Vuçiç, dhe qasjen e tij ndaj projektiti ‘ Ballkani i Hapur’, Mehmeti u shpreh:

“Për fat të mirë ne jemi jetim me dy nëna. Më duhet ta them në aspektin figurativ, por shteti amë duhet të kujdest për pakicat që jetojnë jashtë kufinjve.

Në ktë aspekt ne kemi kërkur gjithmonë mbështjetje nga shteti amë, ku për fat te keq nuk e kemi gjetur.

Duhet të kujtojmë zgjedhjet e kaluara, ku ne ishim të gatshëm të shkonim në një listë të përbashkët. Jo që nuk u arrit por gjithsesi me mobilizimin e dy krahëve që garuan në zgjedhjet parlamentare u arrit maksimumi i mundshëm për ato zgjedhje. Kryeministri Rama në vend që të ftojë shqiptarët që të votojnë subjektet shqiptare që garuan, ftoi që të mbështetet partia e Gjukanoviç.

Për ne ishte një moment zhgënjyes. Jo vetëm në Shqipëri por edhe për politikanët në Kosovë që janë në linjën e tij. Më kanë ngjallur neveri.

Berisha që nga vitet 90 ka pasur një qasje të jashtëzakonshme ndaj shqiptarëve në trevat ku ato jetojnë. I ka mbështetur pa rezerva dhe është angazhuar plotësisht për të drejtat e tyre.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here