Ja vendi ku do ketë tri ditë në javë pushim

0
141

Punëtorët në Venezuelë, përveç të shtunës dhe të dielës, ditë pushimi tani e tutje do ta kenë edhe të premten.

Kjo, pasi që presidenti venezuelas ka vendosur të bëjë një plan për ruajtjen e energjisë elektrike, për shkak të probleme me energjinë që vendi ka.

Për tre muaj rresht, venezuelasit do t’i kenë nga tri ditë pushim në javë.

Presidenti Nicolas Maduro, tha se tash venezuelasit do të kenë fundjava të gjata, përderisa njoftoi përmes një paraqitje televizive për hyrjen në fuqi të planit 60-ditor, në përpjekje për të luftuar problemet më rrymë.

Plani i Qeverisë venezuelase do të futet në fuqi këtë të premte dhe do të zgjasë deri më 6 qershor, sipas Agence France Press.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here