2 ditë para “Ditës Ndërkomëtare të Romëve”/ Vetëm 30-të të rinj rom ndjekin arsimin e lartë

0
136

femije-rom-qendra-kombetare-emergjencave-lsa-idlir-abazi auto_auto-rom-23-07-20151437718930

 

Një prej përfaqësuesve të komunitetit Rom, Emiliano u shpreh se aktualisht, vetëm 30 studentë Romë ndjekim studimet universitare dhe vetëm 6 prej këtyre ndjekin studimet master.

 

Sejrie Baleta

 

 

Komuniteti rom është një ndër komunitetet  që ka më shumë problematika se çdo komunitet tjetër në vend. Por dy ditë para “Ditës Ndërkomëtare të Romëve” janë mbajtur tryeza ky kryefjalë e tyre kanë qënë problemet më shqetësuese të këtij komuniteti. Arsimi i të rinjëve rromë të lë shumë për të dëshiruar. Tryeza  u zhvillua në sallën e pritjeve të kryesisë së Kuvendit. Kryeparlamentari Ilir Meta, teksa preku disa nga problemet që has ky komitetet, u ndal edhe te niveli i ulët i arsimimit.“Niveli i arsimimimit është problem i të sotmes, por edhe i së ardhmes”, u shpreh kryeparlamentari, teksa argumentoi se mosarsimimi i këtij kopmuniteti do të sjellë edhe mënjanimin e tyre nga tregu i punës. Një prej përfaqësuesve të komunitetit Rom, Emiliano, u shpreh se aktualisht, vetëm 30 studentë Romë ndjekim studimet universitare dhe vetëm 6 prej këtyre ndjekin studimet master. Ai shtoi se në administratën shtetërore, janë vetëm 2 të punësuar, për të cilët deputetja Albana Vokshi tha se edhe ata “paguen nga PNUD”.  Ai i kërkoi Metës që të ndërmerren politika të reja për t’i arrdhur në ndihmë këtij komuniteti. Ndërsa, kreu i komisionit për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Albana Vokshi tha se problemet për këtë komunitete fillojnë fill ditën pas zgjedhjeve. “Shumë pak është realizuar nga ëndrra e Martin Luther King, për të drejtat e njerëzve me ngjyrë në Shqipëri, e shprehur në të famshmin fjalim ‘I have a dream’. Problemi real i Romevë nis të nesërmen e zgjedhjeve. Bash të nesërmen, qeveria qendrore dhe vendore i braktisi ata”, u shpreh Vokshi. Problemet e tjera që u prekën në këtë tryezë lidhen me punësimin, strehimin, dhunimin e grave të këtij komuniteti, pjesmarrjen në vendimmarrje, etj. Në tryezën e zhvilluar në bashkëpunim me UNDP-në, ishin të pranishëm Koordinatori i Përhershëm i OKB-së dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Brian Ëilliams, përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, deputetë të Parlamentit Shqiptar, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të komunitetit rom.

 

Problematikat e këtij komuniteti

Sikundër u theksua edhe më lart ajo që të lë shumë për të dëshiruar është niveli i ulët i arsimit. Të rinjë e këtij komuniteti e braktisin shkollën ose pothuajse as që i shikojnë dyert e saj. Në rrugët e kryeqytetit në biseda e sipër me ta takohesh me të rrinj të këtij komuniteti ku të gjithë pa përjashtim e kanë lënë shkollën në gjysme. Arsyeja e vetme dhe për ironi të fatit përgjigjja e njëjtë është se nuk kanë mundësi ekonomike. Nga ana tjetër me një arsim ku nuk ke përfunduar as shkollën fillore në shumicën e raste nuk mund të çash dot në jëtë. Ka dhe nga ata raste që kanë mbaruar shkollën 9- vjeçare. Pastaj numri i atyre që kanë ndjekur shkollën e mesme vjen duke u reduktuar. Atyre që ndjekin shkollën e lartë pastaj është vetëm një numër i vogël dhe lehtësisht i numërueshëm. Në momentin që kë një formim të mirë arsimorë, padyshim që mund të fitosh dhe një punë të mirë, dhe kur ke një punë të mirë ke të ardhura më të larta. Ajo që po ndodh në vendin tonë është se të pasurit po pasurohen akoma më shumë dhe të varfërit po varfërohen akoma në shumë. Është ky një fenomen mjaft social dhe aktua. Politikat nuk u duhet të mbajnë vetëm tryeza por ti shikojnë që në gjenezë problemet. Ky komunitet po lufton për një shtëpi. Por çfarë mund ti kërkojë këtij shteti ku dhe ata që e kanë një të tëllië po e braktisin vendin?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here