Të dënuarit në Burgun e Peqinit drejt grevës së urisë, parashtrojnë tre kërkesa kryesore

0
188

Të dënuarit që vuajnë dënimin në Burgun e Peqinit përgatiten për grevë urie, duke i kërkuar drejtuesve të I.E.V.P-së Peqin për të realizuar “praktikën e grevës së urisë”.

Edhe pse nga drejtuesit është refuzuar, një pjesë e të dënuarve shprehen të vendosur për të vijuar, duke parashtruar edhe disa kërkesa dhe arsyet se përse po shkojnë në vendimin esktrem duke refuzuar ushqimin.

Ata kërkojnë që të dënuarit që kanë shlyer 3/5 e dënimit të kenë të drejtën e lirimit me kusht, ndërsa ata që kanë shlyer 1/3 e dënimit të marrin leje shpërblyese.

Në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin vuajnë dënimin edhe shumë peresona të dënuar me shumë vite burgim dhe me burgin të përjetshëm.

Ata kërkojnë që të dënuarit me burgim të përjetshëm pasi të kenë shlyer 20 vite të kenë të drejtën e lirimit, këtë e argumentojnë edhe me praktikat që janë në vende të ndryshme të BE-së.

Sipas letrës dërguar medias, të dënuarit shprehen se pavarësisht fajeve që kanë bërë, qëllimi është rehabilitimi dhe integrimi në shoqri dhe jo ajo që po ndodh që sipas tyre është “ndëshkim fizik dhe psikologjik” duke u trajtuar jo si çdo i dënuar ne vendet e zhvilluara.

Gjithashtukërkohet që të botohet Kodin e ri Penal, në përputhje me standartet Europiane, pasi është pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi, të votuar me datë 01.08.2017.

Të dënuarit në Burgun e Peqinit drejt grevës së

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here