Ekspozitë me qytete të Lashta dhe peizazhe të Shqipërisë

0
142

Peisazhe të ndryshme të Shqipërisë dhe qytet të lashta të vendit do të vijnë në një ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar. “Qytete të Lashta dhe peizazhe të Shqipërisë” do të çelet në 12 prill me nismë të Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada Italiane në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë dhe Universitetet e Barit, Bolonjës, Chieti-t, Ferrara-s, Foggia-s dhe Macerata. Kuratori i ekpozitës dhe autori i katalogut dygjuhësh është Giuseppe Lepore. Kjo ekspozitë paraqet rezultatet kryesore të bashkëpunimit, në fushën e kërkimeve arkeologjike, mes Italisë dhe Shqipërisë, me një histori gati shekullore tashmë. Nga gërmimet e gjurmëve të para arkeologjike nën kujdesin e studiuesit italian, rreth fundit të shekullit XIX dhe Luftës së Dytë Botërore deri në kërkimet e fundit nisur në vitet 2000 nga bashkëpunimi mes dy vendeve. Ekspozita është e përbërë nga panele ekspozuese e ndarë në seksione. Disa vitrina do të ekspozojnë objekte të gjetura gjatë misioneve arkeologjike. Në mesin e materialeve të ekspozuara do të ketë edhe skulptura të viteve ’20 të shekullit XX të gjetura në Finiq dhe Butrint.  Në këtë ekspozitë do të referojnë në konferencën para çeljes së saj përgjegjësit e misioneve arkeologjike italiane: Roberta Belli (Politecnico di Bari), Sandro De Maria (Università di Bologna), Marco Peresani (Università di Ferrara), Roberto Perna (Università di Macerata), Sara Santoro (Università di Chieti), Giuliano Volpe (Università di Foggia). Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri 20 Maj 2016 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here