Mbyllet nesër tuneli i Krrabës, që lidh Tiranën ­me Elbasanin

0
162

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon drejtuesit e mjeteve, që ditën e martë datë 05.04.2016 Tuneli i Krrabës, rruga Tiranë­-Elbasan do të qëndrojë i mbyllur për 2 orë. Sipas ARRSH­së, orari i mbylljes do të jetë nga ora 19:30 deri në 21:30 të mbrëmjes.

Arsyeja e mbylljes për 2 orë është në kuadër të projektit ECOROADS (Effective and Coordinated Road Infrastructure Safety Operation), ku

ekspertë të SEETO­s (South East Europe Transport Observatory), do të kryejnë një inspektim në të dy tunelet, për të kontrolluar gjendjen e sigurisë.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve se kalimi do të kryet nga aksi i vjetër rrugor Tiranë­-Elbasan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here