Greqi/Kapet me 5 kg drogë shqiptari, policia në kërkim të bashkëpunëtorëve

0
124

 

Një tjetër shqiptar është arrestuar nga policia greke. Sipas medieve të shtetit fqinj, policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, të cilit iu gjetën me vete 5 kg marijuanë. Droga u sekuestrua në qytetin e Kosturit, pranë pikës kufitare të Kapshticës. Polica po heton nëse shqiptari vepronte i vetëm apo ishte pjesë e ndonjë rrjeti të trafikimit të lëndëve narkotike. Kalimi I drogës nga shqipëria drejt shtetit Helen ka  qenë në mënyrë të vazhdueshme. Pothuaj çdo ditë raportohen shtetas shqiptarë të arrestuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Ndërkohë që dihet destinacioni i drogës, policia nuk bërë asnjëherë të ditur vendin e blerjes së ssasisë së lëndës narkotike. Mes dy vendeve herë pas herë ka pasur kontrolle intensive në pikat e kalimit kufitar dhe përgjatë kufirit që lidh shtetet. Dihet tashme se vendi ynë është transportuesi kryesor i marijuanës drejt shtetit Helen. Për këtë qëllim janë zhvilluar herë pas here dhe operacione të përbashkëta.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here