Operacion ndërkombëtar/ Shqipëri, 6 arrestime për falsifikim, sekuestrohen mijëra kg pije

0
197

Një operacion ndërkombëtar ku përfshiu 82 shtete mes tyre edhe Shqipërinë në synimin e goditjes së aktivitetit krimina të prodhimit, trafikimit,import-eksportit, të mallrave ushqimore dhe pijeve të falsifikuara nën standardet e kërkuara u bë këto ditë.

Në  Shqipëri janë kontrolluar rreth 200 subjekte tregtare në të gjithë vendin.

Operacioni i koduar “Opsion V”, ka bërë të mundur procedimin penal të 8 subjekte, të akuzuara për veprën penale të “Shkeljes së të Drejtave të Pronësisë Industriale”.

Nga ky operacion, janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde ne sasitë 48 828 litra verë 3 870 litra raki rrushi, 120 litra birrë Peja, 934 litra pije alkoolike të forta si Ëhiskey, Konjak, Fernet, Vodka, Uzo, Gin, etj 203 litra pije energjike B 52 dhe B 2 1990 litra musht rrushi 2640 kg kafe kokërr 83 kg mjaltë 18 000 kokrra vezë aksesorë voluminoz kantine, etj.

Sqaron policia:

“Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale si Kontrabandë, Prodhim të Kundraligjshëm, Falsifikim të Stampave, Vulave apo Formularëve, Fshehje e të ardhurave, etj gjithsej 32 subjekte. Janë proceduar penalisht në gjendje të lire 19 persona. Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, është shpallur kërkimi për 1 person”.

12922008_1297398110274244_1107662309_o 12966183_1297398096940912_387017769_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here