Kërkimet për të mbyturit/ Humbën jetën aksidentalisht, vijojnë kërkimet për dy të mbyturit

0
110

 

Vijojnë kërkimet për gjetjen e dy trupave që humbën jetën aksidentalisht në ujërat e liqenit të Butrintit dhe lumit të Vjosës. Policia e Vlorës në bashkëpunim me polumbarët e Forcës Renea dhe Policisë Kufitare, vijojnë  kërkimet në Novoselë, në lumin e Vjosës për të gjetur trupin e 22-vjeçarit të mbytur Vasil Mola, nga fshati Poro. Kërkimet bëhen të vështira për shkak të terrenit dhe motit të paqëndrueshëm që shkakton rryma të forta të ujit. Gjithashtu, edhe policia e Sarandës në bashkëpunim me grupin e polumbarëve dhe Policisë Kufitare Sarandë, vijojnë kërkimet në liqenin e Butrintit për gjetjen e trupit të mbytur të Eduard Shahinit 48 vjeç, nga  Ksamili. Gjetja e trupit të pajetë, ende nuk është bërë i mundur për shkak të ujit të turbullt që ka liqeni nga reshjet e shiut. Policia kërkon mirëkuptimin e familjarëve të viktimave duke i garantuar se kërkimet do të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë deri në gjetjen dhe nxjerrjen e tyre nga uji.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here