Kafka e Shekspirit mund të jetë vjedhur nga varri në Stratford

0
169

shekkkkkk

Së fundmi është zbuluar se kafka e gjeniut Shekspir mund të jetë vjedhur nga varri i tij në Stratford. Të tilla dyshime kanë qarkulluar qysh prej vitesh, por ky ekip ka mundur ta studiojë trupin e gjeniut pa e prekur varrezën, pa e dëmtuar atë.“E kemi një dukje jo të zakonshme tek pjesa e kokës dhe kjo na bën të mendojmë se realisht pjesa e kafkës së kokës është larguar nga trupi i pajetë i Shekspirit” thotë Erica Utsi, pjesë e ekipit. Varri i Shekspirit dhe gruas së tij janë më pak se një metër të thellë, nuk është gjetur asnjë evidencë e metalit, që tregon se ndoshta Shekspiri as nuk është varrosur, por vetëm është hedhur në varr, mbështjellë me çfarëdo objekti. Është menduar deri së fundmi se në një kishë tjetër është dërguar kafka e Shekspirit, por hulumtimi së fundmi për herë të parë zbuloi se kafka në fjalë i përket një gruaje që ka vdekur në Beoley, Ëorcestershire dhe nuk është e Shekspirit, siç ishte menduar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here